Primaret/ Kalaja në Report Tv: Alimehmeti të tërhiqet nga balotazhi! Pas meje, Këlliçi kandidati i vetëm që mund të fitojë me Veliajn

TIRANË- Gara për primaret e Tiranës ka qenë e fortë mes deputetit Belind Këlliçi dhe mjekut Ilir Alimehmeti, të cilët do të shkojnë në balotazh. Por cili është më favorit në garën përballë kryebashkiakut Erion Veliaj më 14 maj? Adriana Kalaja e cila ishte një prej kandidateve, thotë se Alimehmeti duhet të tërhiqet nga gara, pasi sipas saj duke qenë se Këlliçi ishte më i votuari, është një sinjal se do mbështetet sërish nga demokratët.

E ftuar në Report Tv, me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, Kalaja tha se po të ishte në vendin e Alimehmetit do të tërhiqet nga gara. Ajo mendon se Këlliçi është kandidati i vetëm i PD-së që mund të mundë Erion Veliajt, pas saj, duke shprehur hapur kështu edhe votën për Këlliçin në balotazh.

“Mbrëmë po rrinim aty para se të fillonim numërimit, unë mendoj se ne që sot jemi vonë për ët filluar përgatitjet për 14 majin. Në tavolinë e deklarova, nëse dal e dyta do jap dorëheqjen, por diferenca shumë e madhe mes tij dhe Belindit, unë mendoj se PD i bën mirë dorëheqja. Nëse unë do isha. Është e drejta e tij. Për Këlliçin? Unë mendoj se përfaqësuesi i PD për të mundur Erion Veliajn, pas meje është Belind Këlliçi.

Nga ana tjetër, Kalaja hodhi poshtë akuzat e bërë për parregullsitë dhe manipulimet në listat e votuesve në zgjedhjet e primareve që u zhvilluan një ditë më parë. Kalaja ishte një prej kandidatëve për garën e Tiranës, por siguroi vetëm 128 vota, duke u përjashtuar kështu nga gara.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • syçeluri: 05/12/2022 14:49

    MENDOJ SE ALIMEHMETI I KISHTE VOTAT E TIJ NDERSA KELLICI TE PARTISE.THENE KESHTU I BIE SE NESER NE PERBALLJEN ME ERION VELIAJN ALIMEHMETI DEL ME MIRE SE KELLICI.MENDOJENI PAK KELLICI DI TE BEJE VETEM TAM TAM NEPER TELEVIZIONE NDERSA ALIMEHMETI KA ME VETE EDHE SHTRESEN GRI PSE JO EDHE NDONJE SOCIALIST A ME SHUME. MENDOJENI MIRE KETE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive