Primo Shllaku për përkthimet: Gjuha standarde e ka lënë shqipen ‘të çalë’

Shpesh lexuesit hasin libra të përkthyer në gjuhën amtare me problematika të shumta gjuhësore. Poeti dhe përkthyesi Primo Shllaku i cilëson këto mangësi të bartura për shkak të mungesës së një shkolle përkthimi në vendin tonë ndër vite, por edhe si mungesë e kërkimit estetik që duhet të bëjë një përkthyes.

“Na lind gjithmonë nevoja të përcaktojmë, se çfarë është përkthimi? Përkthimi është zanat, por nuk është i përbërë prej disa rregullash. Por është një zanat, që komponent kryesor ka kërkimin. Jo kërkimin shkencor, por atë estetik. Në formën e kalimit, nga origjinali, tek gjuha amtare . Përkthimi është një detyrë e madhe e atij që mund ta bëjë, sepse në fund të fundit ai gjykohet nga lexuesi, sikundër krijuesit”.

Mungesa e përkthimit të saktë nga një gjuhë në një tjetër, turpëron jo vetëm përkthyesin, por edhe vet autorin. Aq sa Shllaku mendon se:

“Ka shumë përkthime të këqija, jam ndesh me disa prej tyre, edhe kam thënë shyqyr që autori ka vdekur, se do të kishte ardhur që të kacafytej me përkthyesin, për t’i thënë: “Nuk jam unë ky”. Kemi një falsifikim. Por, ne në radhë të parë nuk kemi shkollë përkthimi, edhe pse kemi përkthyes shumë të mirë historikisht. Kjo nuk do të thotë se jashtë shkolle nuk lindin përkthyes të mirë. Por unë them se shkolla krijon një standard mesatar, në të cilin e ke të vështirë që të biesh. Mbi standardin mesatar, ne realizojmë përkthimet e tjera, që mund të jenë ekselente”.

Por, përpos këtyre faktorëve për Shllakun kemi këto përkthime edhe për një arsye tjetër, që është: “Përkthimi është një galeri, ku çdo përkthyes gjendet sa herë që gjuha primare, s’ka korrespondente mekanike, me gjuhën sekondare. Atij i duhet që të hap një galeri. Standardi ka lënë shqipen me një këmbë, të çalë”, shprehet Shllaku.

Primo Shllaku përfundon se detyrë e përkthyesit mbetet fakti, që të hap dritaret e kulturave të tjera.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite