Princ Harry, Meghan dhe vogëlushi Archie gati për një jetë të re në Kanada (FOTO)

Princ Harry, Meghan dhe vogëlushi Archie gati për një jetë të re në Kanada (FOTO)

Princ Harry, Meghan dhe Archie

Princi Harry ka mbërritur në Kanada për t’u ribashkuar me Meghan dhe foshnjën Archie pasi çifti finalizoi kushtet e ndarjes së tyre nga detyrat zyrtare të familjes mbretërore britanike.

Sipas CNN, fotografitë e mediave në Mbretërinë e Bashkuar treguan se Harry po dilte nga një aeroplan herët ditën e sotme në ishullin Vancouver, ku familja kaloi kohën gjatë Krishtlindjeve.

Duka i Sussex mori pjesë në Samitin e Investimeve në Mbretërinë e Bashkuar-Afrikë të hënën, në Londër, ku u takua me kryeministrin Boris Johnson, përpara se të fluturonte përtej Atlantikut.

Por zëdhënësi nuk tregoi orarin se kur do të udhëtonte ai.

Gjithashtu edhe Meghan u fotografua gjatë një shëtitjeje në Kanada, ku në hsumë media u kritikua për mënyrën se si spo e mbante djalin e tyre të vogël.

Komentuesit e këshillonin që të merrte mësime mëmësie për mënyrën se si të kujdesej për Archie-n.

Përmes fotove ajo dukej shumë e lumtur dhe mesaduket arsyeja ka qenë ardhja e princ Harryt në Kanada.

Duka dhe Dukesha kaluan pushimet e Krishtlindjeve në Kanada me nënën e saj, Doria Ragland. Meghan jetoi në vend për shtatë vjet dhe çifti thonë se ata kanë një lidhje të fortë me Kanadanë. Harry dhe Meghan janë vendosur të fillojnë një jetë të re në Kanada dhe Kryeministri Justin Trudeau tha javën e kaluar se diskutimet vazhdojnë rreth pagesës së kostove të tyre të sigurisë.

Largimi i princit nga Britania e Madhe pason një periudhë të trazuar në të cilën Harry dhe Meghan ranë dakord të hiqnin dorë nga titujt e tyre mbretëror dhe të përfundonin detyrat e tyre zyrtare.

Ata njoftuan se po tërhiqeshin nga detyrat e larta mbretërore në Instagram në 8 janar dhe mbretëresha njoftoi se ishte dakort me vendimin e tyre, por disa cështje ishin akoma në diskutim e sipër.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Harry dhe Meghan nuk do të përfaqësojnë më mbretëreshën në çështje të ndryshme zyrtare të mbretërisë, ndërsa ata po punojnë për t'u bërë të pavarur financiarisht.

Çifti nuk do të përdorë më titujt e tyre mbretërorë si përshembull  Lartësia e Tij Mbretërore, por do të vazjdojnë të kenë titujt "Harry, Duke i Sussex" dhe "Meghan, Dukeshës së Sussex".

Sidoqoftë, në një nga fshehtësitë e para në procesin e largimit të Harry dhe Meghan nga familja mbretërore, pallati më vonë tha se do të rishikonte udhëzimet e tij pasi raportet për titullin e ri të Meghan e bëri atë sikur ishte e divorcuar.

Problemi është se i njëjti format u miratua nga Sarah Ferguson, e njohur si "Sarah, Dukeshë e Jorkut", pasi ajo u nda nga Princi Andreë në vitin 1996.

Edhe nëna e Harry ishte e njohur si Diana, Princesha e Uellsit pas divorcit të saj nga Princi Charles.

Të Dielën, Harry shprehu trishtim të madh në lidhje me zhvillimet në një ngjarje bamirësie në Londër.

Ai u shpreh se ishte shusmë e vështirë të merrej ky vendim, por nuk kishin mundësi tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja