Princ Leka, mesazh tolerance ndaj
LGBT‏:Zgjedhja e secilit, personale

Princ Leka, mesazh tolerance ndaj<br />LGBT‏:Zgjedhja e secilit, personale
Përfaqësuesi i familjes mbretërore Princ Leka ka bërë publike për herë të parë qëndrimin që kjo familje ka ndaj komunitetit LGBT. Dhe ndryshe nga çmund të mendohet, Princ Leka ka dhënë një mesazh mirëkuptimi ndaj komunitetit LGBT ndonëse jo një mbështetje të hapur.

Në faqen e tij në Facebook, Leka shkruan në gjuhën angleze:

“Toleranca jonë si komb nuk mund të jetë selektive, por duhet të jetë një vlerë e shtuar brenda kulturës sonë dinamike. Mënyra si qytetarët e ndershëm qe zbatojne ligjin zgjedhin të jetojnë jetët e tyre private, pavarësisht orientimit të tyre seksual, është diçka shumë personale”.

“Me tolerancën”, vazhdon më tej Princ Leka, “vjen liri më e madhe, e cila nga ana e saj do të thotë më shumë përgjegjësi për të respektuar opinionin dhe zgjedhjet e të tjerëve dhe për të mos imponuar idetë apo modelet e jetëve të të tjerëve”.

 “Familja mbretërore shqiptare”, përfundon reagimin e tij Princ Leka, “do të advokojë gjithmonë për rëndësinë e informimit pasi një shoqëri e informuar ka më shumë gjykim moral”.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i familjes mbretërore shprehet specifikisht për LGBT. Më herët të gjithë individët e asociuar me forcën politike monarkiste PLL si Ekrem Spahiu, Murat Basha apo edhe Sulejman Gjata, kanë qenë kundër komunitetit LGBT.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve