Princ Leka nxjerr disa dokumente të arkivit: Arin e Shqipërisë nuk e vodhi gjyshi im kur iku nga Shqipëria

Princ Leka nxjerr disa dokumente të arkivit: Arin e Shqipërisë nuk e vodhi gjyshi im kur iku nga Shqipëria

Mbreti Ahmet Zogu dhe Princ Leka

Princ Leka Zogu, pasardhës i mbretit Ahmet Zogu, ka publikuar disa dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave që flitej për arin shqiptar, i cili ishte grabitur nga Banka e Shqipërisë.

Leka shkruan se kjo është një provë tjetër që ari nuk është marrë në 1939 nga gjyshi i tij, por është marrë në vitin 1943.

Sipas shkresës së publikuar nga Leka Zogu thuhet se pas kapitullimit të Italisë Fashiste, ari i grabit nga ushtria gjermane në 1943 dhe u depozitua për ruajtje në Reichsbank, në Berlin, në emrin e Ministrisë së Punës së Jashtme të Gjermanisë.

“Një tjetër provë që ari nuk është marrë më 1939!”-shkruan Leka.

Shpesh është përfolur dhe akuzuar se Ahmet Zogu mori me vete arin e Shqipërisë kur u largua nga vendi, pas pushtimit nga Italia fashiste në vitin 1939.

Ndërkohë në postimin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, thuhet se si sot më 16 shtator 1943 u grabit ari i Bankës së Shqipërisë, ndërsa zbërthen edhe të dhënat e dokumenteve të arkivës.

‘Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të Neë York-ut.

Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese.’- thuhet në njoftimin Drejtorisë së Përgjitshme të Arkivës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 06/03/2024 16:26

    Arin qe Zog mori ne 1939 dhe pjesen e mbetur ne 1943, rane ne duart e Mbreterise se Bashkuar dhe SHBA. Me justifikimin e "kostove" te luftes, si dhe operacioneve diversive 45-53, UK dhe SHBA konfiskuan ilegalisht rezerven shqiptare te arit. Fillimisht UK dhe me pas SHBA kercenuan Zog dhe shternguan te merrte pjese ne lojrat e tyre diversive, duke pasuar ne lufte vllavrasese mes shqiptareve. Madje deri dhe e perzune nje here nga Londra enme pas nga Kajro.

    Përgjigju
  • Lusn: 27/10/2023 07:22

    Ka shume te drejte, nuk e vodhi gjyshi i ketij po e vodhi gjyshi im...

    Përgjigju
  • Fubfr: 17/03/2023 02:42

    Guj

    Përgjigju
  • Liku: 17/09/2022 12:00

    Shqiperia nuk ka qene ndonjehere mbreteri si u be mbret ky fshatari burgajetit te Burrelit duke ardhur nga serbia me mercenar duke falur shen naunin dhe rrethina te tjera. Floririn e mori zogolli kur u arratis bashke me oborrin e tij mbasi do jetonin ne mergim.

    Përgjigju
  • Begu: 17/09/2022 10:02

    Arin,kur iku me "bisht nen kembe",nuk e harroi! E vodhi,apo me drejte e mori me vete,helbete t'i gjendet.nuk i dihet jetes. E token shqiptare e shiti dhe beri para e fitoi besim te serbet,si daja Esat Pash Toptani, dikur.

    Përgjigju
  • Adi: 17/09/2022 09:50

    Çdo grua Kosovare ka pasur së paku 1 kg ari të pastërt çdo ditë në trupin e saj ndërsa në festa mund edhe 2 kg t'i ket pasur. Paramendoni tek gjysmë milioni gra? 25.000 kg që ka marrur mbreti nuk jan edhe shum. Problemi është pashiqi dhe vuqiqi që na vrasin me stoli në trup dhe besa na varrosin në Serbi e ngadalë na i heqin stolitë pa fije ngutje. Vjedhjet e mëdha jan shitja e vatanit dhe themeluesit e aleancave të ballkaneve të hapur e faqezi....

    Përgjigju
  • ali baba me 40 hajdutet: 17/09/2022 09:31

    Xxx,e paske mesuar permendesh historine e partise.

    Përgjigju
  • joni: 17/09/2022 08:43

    gjyshi jot mund te ishte hajdut si gjithe shqiptaret e tjere, dhe kjo e arit te zhdukur ka qene vec nje rrethane renduese per te. problemi i vertete i Ahmet Zogollit ishte qe iku si langaraq naten per te shpetuar sumatricen e vet dhe la popullin qe udhehiqte ne balte. KJO QUHET TRADHETI I DASHUR LEKA DHE NUK FALET

    Përgjigju
  • sali: 17/09/2022 07:36

    po ikni ore legena rrace e keqe e fshatare burgajeti me mbreteri kartoni

    Përgjigju
  • Hahah: 17/09/2022 07:35

    Shqiptari i sotem eshte i po atehershmi..mungojne 400.000 franga ari ne llogaritje

    Përgjigju
  • Reno: 17/09/2022 05:41

    Dhe nje pjese te arit e.mbajti inglizi dhe tjetren amerikani. Dhe keshtu, me arin tone financuan operacionet eksperimentale subversive ne Shqiperi. Ku dhjetra shqiptare u vrane dhe shoket angloamerikane tallen trapin. Si duket u kane ngelur edhe ca shufra dhe andaj po financojne keto lojrat e reja "kush do behet opozite e re".

    Përgjigju
  • Iris: 17/09/2022 03:48

    Asnje nuk deshiron te quhet hajdut,me perjashtim ndoshta te vete hajduteve.Personalisht jam dakord me princin,nuk behet fjale per vjedhje,por edhe me duar ne xhepa gjyshi nuk iku,duhet nje shpjegim se si e financoi jetesen e vet,te familjes dhe gjithe entorazhit.Historikisht shqipot kane akuzuar gati cdo njeri qe ka sunduar kete vend si hajdute te floririt.U fillua me Zogun (nuk e di nese ka ndonje akuze te ngjashme per E.Toptanin),u vazhdua me gjermanet dhe anglezet(keta te fundit per bllokimin e arit),pastaj familja e E.Hoxhes bile dhe R.Alia u perfolen pas demokracise dhe natyrisht i fundit ne liste per momentin akuzohet Ilir Meta.Nga lista e te akuzuarve dhe sasia e arit e perfolur,duket sikur Shqiperia nuk ka pasur thjesht ar ne banke,apo tunele,por miniera ari si ato te Afrikes se Jugut e Argjentines,apo Amerikes. Ne mungese te transparences e pergjegjesise ligjore,por dhe fateve historike dhe peripecive qe ka kaluar vendi,duket qe legjenda u perzie me te verteten kaq shume, sa ne fund nuk merret vesh kush eshte kush.

    Përgjigju
  • Bato: 17/09/2022 00:22

    Po pse mor djale lodhesh kot. Nuk kemi hall kush na vodhi arin 70 vjet me pare por ca ti bejme ketyre qe po na vjedhin me ar, para, prone madj e dhe jeten po na e vjedhin. Nese ka nje faj yt gjysh eshte pikerish ikja dhe lenia e vendit ne dore te kancerit komunist. Qe sot ende qeveris madje ne menyre edhe me mafioze se vete kafshet mizore Hoxha dhe Mehmet. Nese ndjen ndonje pergjegjesi apo ke mendere bujrum dhe futu politikes aktive.

    Përgjigju
  • prej lufte: 16/09/2022 23:20

    prej lufte veq ai largohett ... qe eshte lindurr tradhetooorr kush eshte burre nuk frigohet por vdes ... si nje deshmor!!! pra himni na tregon qe mbreti nuk ekziston sot per sot

    Përgjigju
  • Vlor: 16/09/2022 21:09

    Hajde idiotsira hajde. nje Mbret i vertet ari apo jo vdes dhe nuk largoet nga atdheu

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 16/09/2022 20:43

    Ky princushi i vetedeklaruar flet per arin e mbledhur nga 39 deri ne 43 por nuk flet per ate nga 1920 deri ne 1939 kur gjysh Zogu fluturoi pa pupla sifrikacak. Po me cfare jetoi gjyshi more legen me kallama sheqeri? Pse e shpallen non grata anglezet dhe shkoi e vdiq ne Kane? Paske mesu me lexu shqip ti kallami gjyshit e po na tregon "fakte". Ik ore pir**u

    Përgjigju
  • Debil kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 16/09/2022 20:31

    Tani na doli dhe zgërhelli satrapit pis Afmet injorant Zogut e na tregon pralla me nastradin. Më keq se Rexhep Leka petagog me 7 klas shkoll Rexhepi kapsoll.

    Përgjigju
  • xhoni: 16/09/2022 19:56

    Atëherë e vërteta qenka ndryshe. Arin e paska marrë Italia fashiste dhe Gjermania naziste me pas ja marrë atyre.Eh sa balte per 80 vjet kanë hedhur mbi mbretërinë shqiptare.

    Përgjigju
    • Xhimi: 17/09/2022 07:38

      O karafil, pse ben sikur s’kupton? Zogu ka vjedhur arin qe mbahej ne Tirane me arsyetimin qesharak se po merrte paradhenie nga paga e tij si monark. Ate pjese te rezervave qe Banka Kombtare e mbante ne Itali, Zogu nuk kishte si ta vidhte se nuk e kontrollonte me ne 7 prill 1939.

  • epo kjo pune: 16/09/2022 19:33

    ik or ordiner . po pse bosh do rrinte banka pas 39, pse nuk do kishte aktivitet bankar me pas? gjermani mori ato qe u akumuluan gjate luftes nderkohe qe gjyshi jot me cfare u mbajt ne emigeacion apo me kursimet e jetes dhe sevap nga emigrantet!

    Përgjigju
  • Xxx: 16/09/2022 19:30

    Me cfare jetoi ne mergim kush i nxorri jasht perdorimit pushket kur populli nuk kishte arme te mbrohej nga fashizmi ik ore mbreteri e vetshpallur me kacak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty