“Daily Mail” shkruan se gruaja e sundimtarit të Dubait i pagoi të dashurit të saj i cili ishte edhe truproja e saj, 1,2 milion për të heshtur në lidhje me marrëdhënien e tyre të fshehtë dy-vjeçare.
Princesha Haya, gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, i ka dhuruar truprojës një orë e cila kushton 12,000 £ dhe një armë të cilësisë së mirë. Ajo e shpërblente të dashurinë e saj me dhurata luksoze me kusht që ai ta shoqëronte kudo.
Tradhtia e saj u bë çështje edhe gjatë seancës në Gjykatën e Lartë kundër burrit të saj në Londër, ku ajo fitoi kujdestarinë e dy fëmijëve që ka me sheikun.