Shqipëria vijon të promovohet për bukuritë e saj natyrore nga veriu në jug dhe për plazhet unike.
Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ka ndarë disa foto të një reviste franceze e cila shpërndahet në aeroportin e Parisit, ku disa faqe të saj i kushtohen Shqipërisë.
Artikulli për vendin tonë titullohet: Shqipëria, princesha e re e lindjes.
'ALBANIE LA NOUVELLE PRINCESSE DE L'EST
Ose surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të #ShqipërisëTuristike', shkruan Rama në Facebook.
Rama ishte në një vizitë zyrtare në Paris, ku u prit edhe nga president Macron dhe tashmë po kthehet drejt Tiranës, kur është ballafaquar dhe me faqet e revistës kushtuar Shqipërisë.
Me mire e Rilindjes
Përgjigju