Prindërit adoleshentë shesin
foshnjen për një iPhone dhe një moto

Prindërit adoleshentë shesin<br />foshnjen për një iPhone dhe një moto
Një foshnje 18-ditëshe është shitur nga babai i saj adoleshent për 2,480 paund, që ky i fundit të mund të blinte një iPhone dhe një motoçikletë. Babai, A.Duan pranoi përpara trupit gjykues që e shkëmbeu vajzën e tij për para.

Mamaja biologjike e identifikuar si Xiao Mei tha se ‘nuk e dinte që ishte e jashtëligjshme’. Prindërit banonin në Tong’an, një provincë në Kinë dhe e shitën foshnjen rreth një vit më parë, raporton Xiamen Daily News. Mamaja e foshnjes ishte nën moshë kur ngjizi fëmijën ndërsa babai nuk kishte mbaruar ende gjimnazin.

y i fundit shpenzonte shumë kohë në web-kafe dhe vendosi ta shesë foshnjen pa miratimin e të ëmës. Blerësi kishte thënë se po e blinte foshnjen për të motrën. Xiao Mei u gjet dhe u arrestua, por i tha policisë: “Unë jam e adoptuar dhe shumë njerëz në vendlindjen time ia japin fëmijët njerëzve të tjerë që t’i rrisin. Vërtet që nuk e dija se ishte e jashtëligjshme”.

Gjykatësi i mori parasysh rrethanat e dy të rinjve dhe dënoi babain e fëmijës me 3 vite burg. Xiao Mei u dënua me 2 vite e gjysmë, pasi po ndihmon në rritjen e vëllait të saj më të ri dhe po përkujdeset për prindërit me aftësi të kufizuara. Edhe pse personi që bleu foshnjen ka shkuar në polici, vajza e vogël do të qëndrojë me motrën e tij pasi prindërit nuk kanë mundësi ta rrisin.
foshnja
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën