Bashkia e Tiranës ka vendosur të zgjidhë kontratën mes Ministrisë së Financave dhe restorantit Pulëbardha që figuron me NIPT sekondar të kompanisë “Joy Travel” në pronësi të Xhoana Nanos, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano.
Bashkia argumenton se objekti në stadiumin “Selman Stërmasi” ka pasur një kontratë 20-vjeçare për përdorimin si restorant për udhëtarët, ndërkohë që nuk shfrytëzohet për këtë qëllim. Vendimi është marrë nga bashkia më datë 23 tetor dhe i është drejtuar administratores së “Joy Travel” dhe për dijeni dhe administratorit të klubit Tirana, Refik Halili.
Po ashtu sipas shkresës zyrtare të bashkisë, për shkak të mospërdorimit të objektit me qëllimin e nënshkruar në kontratë, bashkisë e cila ka në pronësi stadiumin, i lind e drejta e prishjes së kësaj kontrate. Dhe vetë kryetari i bashkisë Veliaj ka deklaruar më herët se çdo ndërtim pa leje dhe jo konform ligjit, ku i referohej dhe restorant Pulëbardhës, do të prishej.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com