Prishet marrëveshja me LSI, Basha
merr të besuarit e PDIU në bashki

Prishet marrëveshja me LSI, Basha<br />merr të besuarit e PDIU në bashki
TIRANË - Marrëveshja PS-LSI për të ndarjen e pushtetit, do t’i hapë rrugë marrëveshjes PD-PDIU në pushtetin lokal. Bashkia e Tiranës ka ende të punësuar njerëz të cilët cilësohen si të LSI, të cilët shumë shpejt do të largohen si pasojë e prishjes së paktit PD-LSI, përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Largimi i këtyre do ti hapë derën punësimit të njerëzve të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, që janë larguar nga postet që mbanin më përpara gjatë qeverisjes Berisha. Burime nga PDIU bëjnë me dije se “drejtorat dhe punonjësit të vendosur nga LSI do të largohen, dhe vendet e tyre do ti zënë ata të PDIU-së”. Kjo do të kënaqë edhe ata të PDIU-s që praktikisht ka rinovuar kontratën për të qenë në koalicion me Partinë Demokratike. Pritet që ketë javë të jenë lëvizjet e parë në Bashkinë e Tiranës. Lulëzim Basha si kreu i PD-së tashmë nuk mund ti shmangë punësimin e aletarëve të tij .

Emërimet
Shumë pak emra konkret janë publik nga lëvizja Socialsite për Integrim për postet që do të mbajnë, por në ditët në vijim do të fillojë emërimmi i tyre. Disa drejtori të rëndësishme mendohet se do ti ketë në ‘administrim’ LSI, e cila pritet që të punosojë të besuarit e saj, ashtu siç do të ndodh edhe me ata që janë sot tek Bahkia e tiranës. Përveç drejtorive dhe posteve të tjera, burime pranë LSI kanë bërë me dije se deri tani kjo forcë politike do të ketë edhe dy prefekturat, respektivisht atë të Shkodrës, që sot e mban Voltana Ademi e cila është emëruar në këtë post në gusht të vitit 2011 dhe atë të Beratit që sot drejtohet nga Bujar Hoxha. Ndërsa Aljona Mansaku është emëruar prefekte e Qarkut të Tiranës në muajin gusht,emërimi i saj vjen për shkak të largimit të ish-prefektit Keltis Kruja, i cili aktualisht është zgjedhur deputet i parlamentit të ri. Meqë prefekti nuk ka asnjë mandat por emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Ministrave, mendohet se shumë shpejt mund të shkarkohet edhe Mansaku. Pritet që ende të kenë emra nga LSI për zëvendësministra dhe sigurisht pozicione në ragë drejtorish.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur