Zona turistike e Thethit ka mbi 20 ditë që vuan mungesën e energjisë elektrike.

Shkak është bërë, sipas OSHEE Shkodër, prishja e turbinës në Hidrocentralin e Ndërlysës, dhe për këtë arsye furnizimi në këtë zonë është shumë i vështirë.

Mungesa e lidhjes së kësaj zone turistike me rrjetin kombëtar të furnizimit me energji elektrike ka bërë që 30 bujtina dhe disa hotele të dëmtohen në pikun e sezonit turistik.

Sipas të dhënave që vijnë aktualisht nga zona, në Theth janë mbi 1000 turist të huaj të cilët ndodhen për pushime në zonë.

E ndërsa pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave të një pas njëshme të banorëve për gjendjen e krijuar, asnjë mas nuk është marrë. Problemi më i madh në këtë zonë për shkak të mungesës së energjisë elektrike është edhe dëmtimi që i bëhet ushqimeve, por edhe rritja e shpenzimeve pasi tashmë pronarët e bujtinave dhe hoteleve në zonë janë të detyruar që të furnizohen me anë të gjeneratorëve.

2 vite më parë kanë qenë vetë banorët e zonës të cilët kanë investuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga Hidrocentrali i Ndërlysës e deri në Theth, investim ky që ka kap shifrën e rreth 30 milion lekëve të vjetra, e ndërsa sot ajo zonë ndër më atraktivet për pushuesit e huaj nuk furnizohet fare me energji elektrike.

Prishja e turbinës në këtë Hidrocentral mësohet se ka ardhur për shkak të mungesës së mirëmbajtjes por edhe për shkak se është i vetmi HEC që furnizon zonën e Dukagjinit me energji elektrike.

OSHEE: Riparojmë problemin sot, banorët pa energji vetëm 2 orë
OSHEE ka reaguar për mungesën e dritave në zonën turistike të Thethit. Sipas OSHEE, banorët kanë 6 ditë që vuajnë mungesën e energjisë nga 2 orë në ditë. 

OSHEE thekson gjithashtu se problemi në turbinën që ka sjellë defektin, do zgjidhet këtë mbrëmje.

"Zona e Thethit furnizohet me drita nga nje HEC, te cilit nuk ka i funksionuar njera nga turbinat, duke sjelle avari dhe shkeputje te energjise elektrike.
 
Pavarësisht kësaj, me masat e marra nga OSHEE, deri ne zgjidhjen e plote te problemit, qe pritet te ndodhe sot ne mbremje, banoret e Thethit kane patur shkeputje te energjise vetem 2 ore ne dite dhe kjo pergjate 6 diteve te fundit. 
 
Brigadat e OSHEE Shkoder prej me shume se 24 oresh jane duke punuar per rikthimin me kapacitet te plote te HEC-it, zgjidhje qe pritet te vije ne mbremje
 
Pra, nuk eshte aspak e verete qe mungon energjia elektrike prej 20 ditesh!!"
, thuhet në reagimin e OSHEE.   

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com