MALLAKASTER- Tensionohet sërish situata mes banorëve të fshatit Rroms në Mallakastër dhe INUK. Përplasja ka ndodhur paraditen e djeshme kur banorët nuk kanë lejuar prishjen e objektit dykatësh ende në ndërtim. U desh ndërhyrja e policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për largimin me forcë të 200 banorëve me qëllim që INUK të nisë shembjen e objektit. Pronari i ndërtesës, Premtim Aliaj, së bashku me një prej fëmijëve të mitur ka tentuar të hidhet nga ndërtesa për të ndaluar shembjen, por u ndalua nga forcat e policisë të cilat ndërhynë duke shmangur ndonjë ngjarje të rëndë të mundshme.
Përplasja
Dje paradite kur ishte planifikuar prishja e godinës dy katëshe në ndërtim e sipër familjarët e Aliajt, por edhe fshatarë të fshatit Rroms, 30 km larg Ballshit, në Mallakastër kanë hipur në godinë për të bërë rezistencë kundër prishjes. Pasi kanë parë të pamundur ndërhyrjen për të nisur shembjen e ndërtesave, INUK ka kërkuar ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë përdorur forcën për të larguar banorët. Mësohet se këta të fundit kanë shkuar rreth orës 08:30 të mëngjesit dhe kanë hipur në ndërtesë për ta mbrojtur atë nga prishja e INUK e cila kishte njoftuar aksionin. Pranë vendit ku ishin mbledhur banorët kanë mbërritur edhe katër makina të FNSH-së në mbështetje të INUK. Forcat e FNSH-së u kanë bërë thirrje banorëve që të zbresin nga godina.
Forcat e policisë u ngjitën në katin e dytë të ndërtesës ku dhe ka nisur përleshja mes banorëve dhe efektivëve blu. Premtim Aliaj me bashkëshorten e tij dhe fëmijët janë afruar tek kolonat duke kërcënuar se do të hidhen nga kati i dytë, por ka ndërhyrë policia e cila ka shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Megjithëse i kanë zbritur nga godina, banorët kanë vijuar më tej me protestat, duke bllokuar edhe autostradën për disa minuta. Policia ka ndërhyrë edhe në këtë rast, duke larguar banorët, ndërsa INUK nisi aksionin për shembjen e objektit.
Godina
Godina dykatëshe, pa leje në ndërtim e sipër ndodhet në krah të autostradës Levan-Tepelenë. INUK kishte paralajmëruar pronarin Premtim Aliaj një javë më parë për prishjen, pasi ndërtesa ishte pa leje. Pronari kishte prishur vetë një godinë që ishte planifikuar të bëhej si pikë karburanti, ngjitur me godinën dykatëshe, ndërsa këtë të fundit kishte refuzuar ta prishte.
Shkrimi u publikua sot (29.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com