Prishja e lulishtes në Shkodër Rama
replikon me Ademin: Kokëboshllëk
 

Kryeministri Edi Rama kritikon kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, pas vendimit të saj për të prishur një lulishte të qytetit, me qëllim zgjerimin e rrugës.
 
Edi Rama ka reaguar ndaj kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pas këmbënguljes së saj për mosprishjen e ndërtesave rreth stadiumit ‘Loro Boriçi’, kusht ky që është vendosur edhe nga UEFA.
 
Rama shkruan se ajo është shembull rrënqethës i kokëboshllëkut që ka karakterizuar për 25 vjet politikën e atyre që rrënuan qytetet e Shqipërisë, ndërsa e cilëson absurd vendimin për shkuljen e pemëve. 

Prishja e lulishtes në lagjen Xhabije ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve shkodranë të cilët janë ngritur në protestë dhe janë shprehur se s'do lejojnë prerjen e pemëve. 
shkoder
shkoder
(Shkodër, shkulen pemët për zgjerimin e rrugës)

edi rama
(Statusi i Ramës në Facebook)

Postimi i Kryeministrit Edi Rama: 
“Si mundet mendja t’i thotë një njeriu në krye të qytetit, se për të shkulur krejt gjelbërimin brenda lagjes e zgjeruar rrugën pa asnjë arsye është kollaj fare, ndërsa për të hapur sheshin para stadiumit të ri (investimi më i madh publik
në historinë e qytetit) është e pamundur sepse për shkaqe “sociale” këta çibanë betoni e ndryshku nuk u shkulkan dot?!?
 
Kjo është mendja e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme që drejton sot Shkodrën, që në kohëra të vjetra i jepte leksione shijeje europiane jo veç Shqipërisë po dhe fqinjëve në veri! Çfarë shembulli rrëqethës, i kokëboshllëkut që ka karakterizuar, për plot 25 vjet, politikën e atyre që rrënuan qytetet e Shqipërisë, e i kthyen në pazare orientalë ku nuk fryu asnjë fllad Europe!… Janë po ata që sot, bërtasin “Ngrihuni të shpëtojmë Shqipërinë!


Voltana Ademi: Sulmi i Ramës? Kemi nisur fushatën
Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, për lulishten në lagjen "Xhabije" dhe parkingun e "Loro Boriçit", ka ardhur reagimi i kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Ajo thotë se sulmet në adresë të saj janë rrjedhojë e nisjes së fushatës elektorale.

Gjithashtu Ademi i kujton kryeministrit se ky eshte nje projekt i financuar nga vetë ai.

"I kuptoj sulmet politike. Më bën çudi që jam në statusin e kryeministrit për një projekt që është miratuar dhe parë nga vetë kryeministri, madje është vendosur i pari në radhë pasi ka qenë i katërti. Por e kuptoj kemi nisur fushatën", ka deklaruar Ademi. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen