Prishja e maternitetit, Kryemadhi: Pas këtij veprimi është mafia, aty mund të pastrohen paratë e drogës, pas 25 prillit, përgjegjësit para drejtësisë

Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim Monika Kryemadhi gjatë një takimi me gratë në zonën e Brrylit në Tiranë, foli edhe në lidhje me shembjen e godinës së Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, ku tha se pas këtij veprimi fshihet mafia.

Kryemadhi tha se aty po pastrohen paratë e drogës dhe se pas 25 prillit përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

‘Pas këtij veprimi që ka ndodhur sigurisht që është mafia, sepse vetëm në një godinë të tillë mund të pastrohen paratë e drogës, paratë e plehrave, paratë e inceneratorëve të cilat vijnë nëpërmjet off-shoreve, por premtoj dhe kjo le të jetë në kuadrin e një premtimi të drejtpërdrejtë politik dhe personal për të gjithë ata mjekë gjinekologë dhe obstetër, për të gjithë ato mami dhe kryemami që kanë punuar, kanë jetuar, janë rropatur, për të gjitha ato nëna dhe fëmijë që kanë lindur atje, asaj gjëje do ti shkojmë deri në fund, që nga ana që e kanë transferuar nga Ministria e Shëndetësisë në objekt të Bashkisë dhe të gjitha gjërat me radhë, për ta rrënuar një godinë të tillë, që jo vetëm është godinë e historisë, është historia e Tiranës, por është edhe një memorie emocionale e të gjithë të rinjve dhe të rejave, e të gjithë burrave dhe grave të qytetit të Tiranës.

Dhe përfitoj nga rasti për t’ja bërë të qartë se ndoshta ata që kanë ngritur kovën e ekskavatorit për ta rrënuar atë godinë, mund të kenë qenë nën efekte të tjera, por të mos harrojnë që ajo kovë do të bjerë në kokën e tyre, sepse është rrënim jo vetëm i memories dhe historisë sonë, por është edhe memorie emocionale, sepse tashmë pasi e varfëruan dhe e grabitën këtë popull, pasi e c ‘nderuan, tani kërkojnë t’iu c ‘nderojnë memorien, emocionet dhe çdo gjë tjetër.

Unë jam e bindur që pas 25 prillit LSI bashkë me të gjithë partnerët e tjerë politikë jo vetëm që do të angazhohen për rikthimin e Teatrit Kombëtar, Maternitetit e të shumë gjërave të tjera, por do të çojmë përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit për gjerat që i kanë rrëmbyer këtij qyteti dhe këtij populli.’- tha Kryemadhi.

I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, materniteti “Mbretëresha Geraldinë” do të rikonstruktohet duke u transformuar në një godinë funksionale me parametrat e duhura të një institucioni spitalor. Për këtë ka nisur shembja e ndërtesës ekzistuese për t’i hapur rrugën më pas edhe zbatimit të projektit për realizimin e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Kryemadhi nga Shkoza: Vetëm tre minuta larg nga Tirana njerëzit rrinë si në Kandahar, të ndodhte kjo gjë se kisha menduar

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorë të zonës së ish-Uzinës së ‘Auto Traktorit’.

Kryemadhi tha se godina që quhet ish-Uzina e Auto Traktorëve nuk është pronar i saj as Erion Veliaj, as Edi Rama e as unë, por është shteti.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se kjo zonë është vetëm tre minuta larg, të rrish sikur të jesh në Kandahar, ku njerëzit më të varfër paguajnë taksa, drita, ujë, çojnë fëmijët nëpër shkolla, të ndodhte e gjithë kjo, këtë nuk e kisha menduar.

‘Ajo godinë që kemi ne këtu që quhet ish-Uzina e Auto Traktorëve nuk është pronar i saj as Erion Veliaj, as Edi Rama e as unë, por është shteti. Ti që ke hyrë atje brenda, shko paguaj lekët, paguaj qiranë, paguaj ujin, dritat, taksën e pastrimit, taksën e gjelbërimit, taksën e rrugës dhe ai të njeh ty për të ti marrë lekët, por që ta gëzosh ti atë, ai nuk të njeh.

Ai ta ka marrë ty taksën edhe kur e ka privatizuar godinën, por nuk të ka privatizuar truallin që nesër  kur të vijë për ta prishur godinën, sepse thotë: Ty s’të paska shembur tërmeti, do të ta prishim ne! Kështu që ik!

Kjo histori ka ngelur për papërgjegjshmërinë tonë. Historia e Uzinës zgjidhet në daç me kanun, në daç me ligj e në daç me Bibël e në daç me Kuran. Është e zgjidhshme. Do ta bësh apo nuk do ta bësh? Në qoftë se nuk do ta bësh, mos hajde të më kërkosh votë. Në qoftë se do ta bësh, hajde kërkoje votën dhe përgjigju nesër. Dhe kjo është shumë e thjeshtë.

Të mendosh që vetëm tre minuta larg Tiranës, të rrish sikur të jesh në Kandahar, ku njerëzit më të varfër paguajnë taksa, drita, ujë, çojnë fëmijët nëpër shkolla, të ndodhte e gjithë kjo, këtë nuk e kisha menduar.’- tha Kryemadhi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 25/03/2021 00:11

    TAMAM te gjitha sharabajgat e shqiperise jane mbledhur rreth krye--sharabajges monike,,,,c'fare partie llumi....ptu.

    Përgjigju
  • Iris: 24/03/2021 00:17

    Ne U.S.A.,shume fabrika dhe uzina, qe jane jashte perdorimit, jane kthyer ne komplekse apartamentesh,pasi jane modifikuar nga shteti, ose privati,por edhe ketu, nuk ka,nuk lejohet dhe as ligjerohet si prone private nje <<uzine e xanum>>,moj Monike !!!

    Përgjigju
  • raul: 23/03/2021 17:36

    Amon mos ma mxirrni me kete Erisa hundpinoken se ma prish humorin. Po me kete sharebajgen Nafije dybeku do shkoje nga fitorja ne fitorje deri ne furrnalten e matalurgjikut me 25 prill per skrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'