TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook" për prishjen e Monumentit të Demokracisë në Kavajë nga INUK.
"Akti barbar i prishjes së Monumentit të Demokracisë në Kavajë është shprehja e urrejtjes që Edi Rama ka jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët e lirë!", shkruan Basha.
"Njësoj si etërit e tij politikë, vijon kreu i PD-së, "zgjodhi të provokojë nga Kavaja. Gabim fatal. Në labirinthet e bllokut nuk e mesoje dot modelin demokratik të qeverisjes. Specialiteti i tyre ishte shkatërrimi, propaganda, pengmarrja në emër të popullit", shkruan Basha.
"Tirana e flaku, por kërceu nga gardhi... Çështje kohe, shumë shpejt do shpëtojë i gjithë vendi", përfundon postimin e tij kreu I PD-së, Lulzim Basha. /ATSh/
/Shqiptarja.com