'Të turpshme' e ka cilësuar deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, atë që ka vënë re në dokumentat e udhëtimit të aeroportit të Rinasit, ku Prishtina konsiderohej si pjesë e Jugosllavisë. 

"Cilado qoftë arsyeja, injoranca, kodoshllëku burokratik apo interesa të ndyra tregtare(!!!) ky është një absurditet i turpshëm, treqind herë i turpshëm," ka përfunduar deputeti statusin e tij në Facebook, ndërsa ka marrë jo pak kritika nga qytetarët që duke u bazuar tek roli i tij, presin më shumë sesa thjesht një reagim publik.
namik dokle
namik dokle
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)