Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Beograd, Yossef Levy, të cilit i ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Izraeli ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, ben te ditur KosovaPress.
Mustafa, siç komunikoi zyra e tij, e ka njohur ambasadorin Levy me progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar axhendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë, që është i orientuar në zhvillimin ekonomik, punësimin, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat që po ndërmerren në arsim e shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.
"Kryeministri Isa Mustafa tha se populli i Kosovës ka respekt dhe lidhje të veçantë historike me Izraelin dhe popullin e tij, duke theksuar vullnetin e Kosovës për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve", thuhet në komunikatë. /atsh/
/Shqiptarja.com