Prishtinë-Beograd, rol kyç OKB, Mogherini: Marrëveshja përfundimtare, mbështetje nga KS

Prishtinë-Beograd, rol kyç OKB,  Mogherini: Marrëveshja përfundimtare, mbështetje nga KS

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “Kosova duhet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës”.

Pasi të ndodhë kjo, Mogherini përsëriti se do të thërrasë menjëherë raundin e ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të arrihet marrëveshja ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Në të njëjtën kohë, një marrëveshje përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Mogherini, duke shtuar se, për arritjen e këtij qëllimi, është e gatshme të intensifikojë bisedimet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë pasi pala serbe nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve para se Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të shtetit serb ndaj minimit të shtetësisë së Kosovës.

Megjithatë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini tha se një përfundim pozitiv i dialogut Beograd-Prishtinë do të jepte edhe më shumë shpresë për të gjithë rajonin si dhe do të ishte model dhe një frymëzim për Evropën dhe botën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja