Një 26-vjeçar nga fshati Trush i Shkodrës ka mbetur i vdekur, pasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Torovicë të Lezhës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në aksin e vjetër rrugor të kufirin ndarës me Shkodrës, ndërsa viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Ajet Qokthi.
Ky i fundit po shkonte për të mbledhur qumështin në Lezhë së bashku me kushëririn e tij Agron Qokthi, që është pronari i baxhos, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.
Autoret të cilët mendohet se kanë qenë të paktën dy i kanë zënë pritë në një kthese në zonë të pabanuar mjetit me të cilin po lëviznin kushërinjtë Qokthi dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Mjeti është qëlluar me armë në lëvizje, ndërsa nga të shtënat fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë 26-vjeçari i cili ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më vonë.
Sipas të dhënave trupi i viktimës është përshkuar nga dy plumba të cilët i kanë marrë edhe jetën.
Nga të shtënat fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është lënduar, ndërsa ka qenë vete ky i fundit që ka njoftuar policinë dhe banorë të zonës në lidhje me ngjarjen.
Banorët thonë se policia dhe ambulanca kanë vonuar më shumë se 1 orë e 30 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, duke deklaruar se po t'i ishte dhënë ndihma e parë në kohë 26-vjeçari edhe mund të kishte shpëtuar.
Forca të shumta policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa mundur që të identifikojnë autoret e këtij krimi.
Pistat
Dyshimet e para të policisë bëjnë fjalë për një grabitje të mundshme, pasi autorët mendohet se kanë ndjekur të gjitha lëvizjes e kamionçinës.
Sipas të dhënave nga banorë të zonës viktima kanë rënë pre e grabitjes nga persona të paidentifikuar edhe tre vite më parë po në të njëjtin vend ku ndodhi ngjarja e sotme.
Por sipas bluve dyshohet se pas vrasjes mund të jetë konkurrenca.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit shtetasin Agron Qokthi i cili është i vetmi dëshmitar i ngjarjes.
Ai po merret në pyetje nga grupi hetimor dhe do të jetë dëshmia e tij e cila do të hedhe dritë mbi identifikimin e autorëve të këtij krimi.
/Shqiptarja.com

VIDEO