Pritej shkarkimi, kryegjyqtari i Shkodrës jep dorëheqjen dy orë përpara mbledhjes së KPK

TIRANË - Dy orë para se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mblidhej për marrjen e vendimit ndaj kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi në kuadër të Vettingut, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Ai nuk kalonte asnjë prej tre shtyllave bazë të Vettingut si për pasurinë, aftësitë profesionale dhe kriterin moral. Megjithatë, dorëheqja e Zefit nuk e ka penguar KPK-në të mblidhej të vendoste shkarkimin e kryegjyqtarit të Shkodrës.

Në seancë nuk është paraqitur as avokati mbrojtës Ardian Visha. Kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarit duhet të paraqitet pranë këshillit përkatës dhe jep efektet në fund të muajit. KPK gjeti shkelje sa i takon pasurisë së gjyqtarit Arben Zefi si dhe dyshohej i përfshirë edhe në një aferë korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit prej tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 10/01/2019 20:06

    Nji plehre me pak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen