Lehtësohen masat antiCOVID, nga 1 qershori hiqet maska jashtë! Ora policore nis në 23:00, muzika në lokale deri në 22:00! Klubet e natës ende të mbyllura

TIRANË- Ulje e rasteve pozitive me COVID, e shtrimeve në spitale dhe efekti pozitiv që po jep në uljen e transmetueshmërisë së virusit vaksinimi masiv për grupet e riskut ka bërë që situatë e pandemisë në vendin tonë të ketë përmirësime të ndejshëm. Kjo situatë epidemiologjike ka bërë që Komiteti Teknik I ekspertëve të sjellë lehtësimin e masave anti COVID.

Duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme dhe në transportin urban. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta ku nga mbyll në orën 22:00 deri në orën 06:00 do të behte nga ora 23:00-06:00.  Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00

Nga data 15 Qershor grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 Korriku ora policore shtyhet në orën 24:00 -06:00.  Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.  Nga 1 korriku tifozët do të lejohen në stadiume me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te ISHP.

Gjithashtu do të hapen teatrot, shfaqet artistike dhe kulturore, kinematë me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve sipas protokolleve te ISHP.

Masat që lehtësohen:

Nga 1 Qershori
• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00. 
• Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor
• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku
• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00. 
• Orari per  muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
Rakacolli: Hiqet maska në ambientet e jashtme, por jo ato të brendshme! Rikthehen tifozët në stadiume, shtyhet ora policore deri në 23:00 (VIDEO)

Kryetarja e Komitetit teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli  tha se nga 1 qershori do të hiqet maska në ambientet e jashtme, por jo të brendshme, ora policore do të shtyhet me 1 orë duke u vendosur 23:00-06:00, ndërsa nga 1 korriku tifozët rikthen në stadiume deri në masën 30 %.  Do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve.

"Analizuam dinamikën e situatës epidemiologjike për të përcaktuar vijimësinë e masave  që do të kemi. Situata është e kontrolluar. Siç duket nga shifra  dhe situata është e kontrolluar dhe mendojmë se ky kontroll ka të bëjë më përcaktimi i masave në përputhje me situatën epidemiologjike dhe ndihet efekti i vaksinimit masiv. Në këtë situatë mendojmë se kemi një lehtësim  të masave . Nga 1 qershori hiqet maska nga ambinetet e jashtme por do të mbetet në ambientet të mbyllura dhe në transporton publik dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi social. Ora policore shtyhet me 1 orë nga ora 22:00 bëhet në orën 23 -06:00.  Klubet e natës dhe diskot do të mbete e mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00. Grumbullimet në ambientet  e jashtme nga 10 persona bëhet në 50 persona. Nga nga 1 korriku nëse situata  mbetet e kontrolluar ora policore do të vendoset 24:00-06:00, ndërsa për muzikën nuk ndryshon.Tifozët rikthen në stadiume dhe do të lejohen deri në masën 30 %" tha Rakacolli

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët