Dënimi i Adriatik Llallës, Ledio Braho për Report TV: Rast suksesi, si veprohet për ekzekutimin e vendimit me burg dhe kur ndërhyn Interpoli

Juristi Ledio Braho e konsideroi një rast suksesi dhe një vendim për t'u përshëndetur vendimin e formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

"Është një vendimmarrje për t'u përshëndetur. Duhet parë si një rast suksesi për shkak të rolit që ka pasur Adriatik Llalla, ku kryeprokurori kishte kompetenca të gjera dhe me pushtet të madh. Është një dënim normal për veprën për të cilën akuzohej për fshehje pasurie ku maskimi i dënimit ka qenë me 3 vite burg", tha Braho.

Në një intervistë për Report Tv, Braho shpjegoi procedurën ligjore që ndiqet në rastin e ekzekutimit të vendimit, kërkesë që u bë nga SPAK pak orë pas dhënies së vendimit.  Broho tha se fillimisht njoftimi i vendimit i dorëzohet të dënuarit personalisht ose kur nuk gjendjet ai familjarëve të tij. Lidhur me rastin ku i dënuari ndodhet jashtë vendit, ku Report Tv ka mësuar se Adriatik Llalla prej një javë nuk ndodhet në Shqipëri, atëherë Braho shpjegon se ligji parashikon që  3 muaj pas njoftimit përfshihet Interpoli për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pasi gjendet në vendin ku qëndron, ndalohet përkohësisht deri sa plotësohen procedurat e ekstradimit.

Sipas burimeve Llalla ndodhet jashtë për t'u kuruar se është i sëmurë, dhe kjo për juristin Braho kur pala mbrojtëse bën rekursin në Gjykatën e Lartë mund të kërkohet pezullimi i vendimit me burg deri sa ai të shërohet, megjithatë shtoi Braho kjo vendoset nga Gjykata e Lartë.

"Ligji parashikon që ekzekutimi i vendimeve njoftohet i dënuari, gjendjet vendbanimi i tij dhe nëse nuk gjendet ai njoftimi u dorëzohet familjarëve të tij. Brenda 7 ditëve nga dorëzimi i njoftimit i dënuari duhet të paraqitet vullnetarisht ose ndërhyn policia. Në rastin që nuk është në Shqipëri pas 3 muajsh përfshihet Interpoli duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe më pas kur gjendet ndalohet përkohësisht deri në plotësimin e procedurave të ekstradimit. Në rast se Llalla konsiderohet i sëmurë dhe kur bënë rekursin në Gjykatën e Lartë mund të kërkosh pezullim të vendimit deri në momentin që shërohet. Por kjo mbetet për t'u parë pasi është Gjykata e Lartë që vendos dhe lidhur e procedurat e ekstradimit varet nga vendi se ku po qëndron Llalla dhe kjo do të përcaktojë se sa do të zgjasin ato", tha Braho.

Takimet e shpeshta të ambasadore së SHBA, Yuri Kim me SPAK, për Brahon "SHBA dhe BE sa herë ndërhynë e bën për të garantuar paanësinë dhe pavarësinë e drejtësisë dhe jo favorizimin e ndonjë pale. Gjyqtarët e GJKKO kanë klauar vettingun dhe nuk kanë pse ndjejë presione politike, por duhet vetëm të zbatojnë ligjin".

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dashnori lones: 22/09/2021 18:02

    Po sekretarja perthonale e tikut elona shehu di njeri gje ku eshte arratis me dy kopilat e vegjel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë