Rastësia i ka sjellë përsëri ballë për ballë. Ose ndoshta, më thjesht, i ka sjellë përsëri aty ku kanë qenë për gati njëzet vjet: në të njëjtën skenë, të detyruar të garojnë edhe një herë. Vetëm se këtë herë, nuk ka tituj apo trofe, në lojë është lamtumira.
Teksa në Buenos Ajros bëhen gati për festimet e largimit të Messi-t nga Argjentin, Portugalia është tronditur nga situata e Cristiano Ronaldos. Përçarja me trajnerin Jorge Jesus, sipas mediave portugeze, mund të jetë preludi i largimit të në mënyrë të beftë i CR7 nga skuadra kombëtare.
Vetë Ronaldo njoftoi përmes rrjeteve sociale, se pas 3 ditëve që nuk stërvitet me ekipin kombëtar, ka vendosur të largohet nga përfaqësuesja. ‘Pas konferencës së trajnerit dhe pas një bisede me presidentin e federatës kam vendosur të largohem nga grumbullimi i Portugalisë’,-thotë fillimisht Ronaldo. Më pas 41-vjeçari shton se ‘në një moment të dytë do të flasë për gjithçka ka ndodhur’.
Një largim aspak i hijshëm për një legjendë i cili ka shkruar historinë me Portugalinë. Madje “Marca” spanjolle shkruan se vetë trajneri Jorge Jesus, por edhe vetë presidenti i federatës kanë tentuar ta ndalojnë Ronaldon teksa largohet, duke e ndjekur deri në aeroport, por pa sukses. Portugezi është ndjerë i tradhtuar.
Ndërkohë që situata për Lionel Messi-n, i cili po largohet nga Argjentina është krejt ndryshe. Në nder të numri 10 ‘albicelestët’ kanë organizuar një ndeshje miqësore kundër Beninit më 7 tetor në stadiumin Monumental. Në nder të 39-vjeçarit pritet të ketë organizime të jashtëzakonshme, teksa është konfirmuar se të pranishëm do të jenë të gjithë lojtarët të cilët fituan Botërorin 2022.
Messi do të ketë njerëzit e tij, stadiumin e tij, festimin e tij. Ai do të ketë kohë të thotë lamtumirë dhe t’i thonë lamtumirë. Krejt ndryshe nga Ronaldo, i cili rrezikon të lërë një imazh që aspak nuk pritej.
.jpeg)
Portugalia nuk ka humbur kohë dhe i ka dorëzuar numri 7 një tjetër futbollisti për ndeshjen e sotme në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës. Pas largimit të Cristiano Ronaldo-s, stafi dhe drejtuesit e kombëtares ia kanë dorëzuar numrin ikonik ish-futbollistit të Milanit Rafael Leao, i cili tani luan me Galatasaray-n në Turqi.
Leao gjatë gjithë viteve të fundit ka luftuar për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm në kombëtare, por edhe në klubet ku ka qenë. Shumë herë nuk ia ka dalë pasi paraqitjet kanë qonë poshtë pritshmërive. Megjithatë në federatën portugeze i besojnë shumë aftësive të 27-vjeçarit.





Komente
Komento