TIRANE - Ish ministri Genc Ruli është i akuzuari kryesor nga pasardhësi i tij në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, për privatizimin e OSSHE, që sipas auditit të kësaj ministrie, i ka faturuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro. I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, Ruli hodhi poshtë akuzat në adresë të tij, ndërsa u shpreh se, nëse do të hetohet, pjesë e hetimeve duhet të jenë edhe katër ministrat e LSI që kanë mbajtur postin e ministrit të Energjisë dhe kanë menaxhuar dështimin e CEZ gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Berisha”.
“Është një çudi hipotetike që ngrihet që, në gati 6 vjet të historisë që nga privatizimi e deri te dështimi, të historisë CEZ, kapen vetëm dy pikat kulmore, njëra e fillimit që është ministri i privatizimit, Genc Ruli dhe tjetra, ministri i fundit i PD, Florion Mima. Pse është kjo ndërprerje në mes e katër ministrave të LSI-së që sot janë ortakët e PS-së, që ka menaxhuar dështimin dhe korruptimin maksimal të CEZ? Është vallë ndjesë ndaj Metës që bën Rama që hapi çështjen e DIA-s? Apo është një kompromis mes Metës dhe Ramës për të mos e hapur kurrë çështjen ÇEZ?”, u shpreh Ruli. Sipas tij, për ta hetuar CEZ-in që nga gjeneza e deri në fund dhe në mënyrë të paanshme dhe madje të besueshme për publikun shqiptar, do të ishte një hetim ndërkombëtar.
Ridvan Bode, ish ministri i Financave për 8 vjet në qeverinë “Berisha”, gjithashtu i paditur në prokurori nga Ministria e Energjisë për privatizimin e CEZ, nuk iu përgjigj interesimit të “Shqiptarja.com”.
Ndërsa, Florion Mima, aktualisht deputet i PD, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Energjisë nga data 4 prill 2013 deri në 16 shtator 2013 u shpreh se qëndrimin e tij publik do ta bëjë në ditët në vazhdim. Të njëjtin argument mbrojti edhe ish zv/ministri i Energjisë, Eno Bozdo.
Por nga ana tjetër, Suzana Guxholli, ish këshilltare e ish kryeministrit Sali Berisha, e sheh padinë e ngritur ndaj saj si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga skandalet. “Kjo është çështje që ka shkuar në Prokurori tashmë dhe detajet janë konfidenciale. Por nga e gjithë kjo histori më vjen ndërmend një fjalë e urtë popullore po kërkojnë të mbulojnë “diellin me shoshë””, tha ajo.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.1%
-
Jo
41.2%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 51
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara
13 Janar, 10:36
-
Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës
13 Janar, 10:35
-
Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës
13 Janar, 10:31
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19