Privatizimi i Opertatorit të Shpërndarjes së energjisë Elektrike OSHEE, e cila për 2 vite ju dha çekëve të CEZ nga ish-qeveria Berisha do të kalojë në sitën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Burime nga akuza thanë për Shqiptarja.com se me të mbërritur zyrtarisht kallëzimi do t’i kalojë njësisë task forcës në këtë institucion, e cila do të marrë në pyetje ish zyrtarët.
Ky kallëzim do të regjistrohet në regjistrin e personave në hetim pranë Prokurorisë së Përgjithshme për faktin se 3 nga ish-zyrtarët e paditur aktualisht gëzojnë statusin e deputetit mes tyre ish-Ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli si dhe ish zv.Ministri Florian Mima.
Ky është kallëzimi i dytë që rëndon mbi ish-ministrin e financave në qeverisjen e Berishës, Ridvan Boden pasi aktualisht një hetim për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë po kryhet ndaj tij pas kallëzimit nga inspektoriati i deklarimit të pasurive.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com