Prizren, panair i veshjeve tradicionale me pjesëmarrës nga hapësirat shqiptare
PRISHTINË, 16 Maj /ATSH/.- Veshjet tradicionale kombëtare të trojeve shqiptare dhe artizanateve, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, e të tjerë u prezantuan sot në një panair të çelur në qytetin e Prizrenit. Panairi i organizuar nën patronazhin e Drejtorisë Komunale për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik zhvillohet në ambient të hapur, në sheshin […]
/ATSH/.- Veshjet tradicionale kombëtare të trojeve shqiptare dhe artizanateve, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, e të tjerë u prezantuan sot në një panair të çelur në qytetin e Prizrenit.
Panairi i organizuar nën patronazhin e Drejtorisë Komunale për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik zhvillohet në ambient të hapur, në sheshin që lidhet me Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, në ceremoninë e hapjes, vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë tradicionale të veshjeve dhe artizanateve.
Ndërsa, Stefan Çipa, kryetari i Bashkisë së Sarandës, u shpreh se "kjo ngjarje përveç që bashkon vlerat tradicionale mbarëshqiptare, mundëson edhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e turizmit si dhe ruajtjen e kultivimin e trashëgimisë sonë të pasur kulturore".
Në panair po marrin pjesë përfaqësues të Malësisë së Madhe, të cilët kanë ekspozuar edhe veshjen e tyre karakteristike të xhubletës së vjetër 2000-vjeçare.
Drejtori i Turizmit në Prizren, Mensur Bytyçi, i cituar nga mediat, tha se për shkak të rrethanave të fundit politike nuk po marrin pjesë edhe përfaqësues të turizmit të Maqedonisë.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet, që pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit, janë edhe përfaqësues nga Ulqini e Shkodra.
E cituar nga Zëri, Ergyle Gjurgjealo, që në tendën e saj ka ekspozuar veshje tradicionale shqiptare si dhe plisin e bardhë, tha se një organizim i tillë është mundësi e mirë për promovimin e artizanateve të vjetra me të cilat dallohet Prizreni, si një nga qendrat e njohura jo vetëm në shqiptari, por edhe në rajon.
Në kuadër të panairit, në pjesën tjetër të qytetit në Kejin e Lumbardhit janë vendosur stenda edhe për pjesëmarrësit që ekpozojnë produkte të hotelerisë dhe gastronomisë. Në hapje të panairit ishte edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Panairi do të jetë i hapur dy ditë.
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43%
-
Jo
54.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9581
Lajme të tjera
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09
-
Moto GP/ Ducati dominon në Argjentinë, Marquez në 'pole-position' edhe pas flakëve
1 Prill, 22:03
-
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
1 Prill, 21:58
-
Sevim Arbana rrëfehet në 'E ardhmja është vajzë', tregon rritjen me 2 motrat dhe nënë në një kohë të vështirë për familjen e saj
1 Prill, 21:56
-
VIDEO/ Dhunë dhe kaos në Kategorinë e Parë, arbitri ndërpret ndeshjen! Portieri përfundon në spital me qepje, policia shoqëron arbitrat
1 Prill, 21:54