“Problematikët” nisin të paguajnë! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik

Qytetarët dhe bizneset po i paguajnë në kohë këstet e kredisë, madje edhe kredimarrësit problematikë, kanë nisur t’i paguajnë borxhet e tyre pranë bankave.  Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme në fund të muajit gusht zbritën në 4.61% që është niveli më i ulët historik. Në raport me gushtin e 2023-shit kreditë me probleme janë ulur me 0.69%.

E përkthyer në vlerë, në bilancet e bankave janë 37.4 miliardë lekë kredi me probleme, nga 38.4 miliardë lekë që ishte vlera në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke u ulur me afro 1 miliardë lekë.

“Brenda këtij stoku, kreditë me probleme të klasifikuara “të humbura” u tkurrën me 1.8 miliardë lekë, kryesisht si rezultat i shlyerjeve të detyrimeve nga klientët dhe i fshirjeve të tyre nga portofoli i bankave”, thotë Banka e Shqipërisë.

Banka qendrore thotë se pozitiv gjatë këtij viti është fakti që nuk janë regjistruar shumë kredi të reja me probleme në raport me vitin e kaluar.

“Në qershor 2024, fluksi vjetor i kredive të reja me probleme ishte sa 1.8% e kredive të rregullta, nga 1.9% dhe 2.2% një gjashtëmujor dhe një vit më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.

Më problematikët në shlyerjen e detyrimeve janë bizneset të cilët mbajnë edhe peshën më të lartë të kredive me probleme, e kryesisht tek huaja e marrë në monedhën kombëtare.

“Portofolet e kredisë me vlerën më të lartë të raportit të kredive me probleme janë kredia afatmesme, ajo për biznese, si dhe kredia në Lek. Në fund të qershorit 2024, raportet e kredive me probleme për këto lloje kredish ishin përkatësisht 6.5%, 5.9% dhe 5.3%”, thotë banka në raportin e gjashtëmujorit.

Për të shmangur rritjen e kredive me probleme bankat po tregohen më të kujdesshme në kredidhënie, duke shtrënguar kushtet sidomos për qytetarët, në mënyrë që të mos rrezikojnë për një tjetër rritje të kredive me probleme.

KREDITË ME PROBLEME
Gusht 2023        5.30%
Gusht 2024        4.61%
Diferenca          -0.69%

 

KREDIA PËR EKONOMINË
Gusht 2023        38,401 mln lekë
Gusht 2024        37,446 mln lekë
Diferenca           -955 mln lekë

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë