Berat- Procedohen 5 punonjës të Zyres se Regjistrimit te Pasurise pasi kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme 100 ha në fshatin Velçan, të Beratit. Të pestë punonjësit akuzohen  për shpërdorim të detyrës pasi në vitin 2012 kanë regjistruar, në kundërshtim me ligjin 100 ha pyll në fshatin Velcan  në emër të qytetarit R.Xh.

Krahas këtij rasti ata kanë regjistruar po në kundërshtim me ligjin 94 ha pyll. Zyrtarët në fjalë janë identifikuar po ashtu me iniciale. Ata janë: A.M, ish-regjistrues pranë ZVRPP-së; Sh.D, hartografe; R.A, ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë; Z.C, ish-specialiste; dhe M.Sh, ish-juriste pranë ZVRPP. 
 
Të pestë punonjësit po proçedohen në gjendje të lirë nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar.

Redaksia online
(shqiptarja.com)