TIRANË-  Kanë kaluar gati 3 muaj që kur GJKKO urdhëroi SPAK-un t’i dorëzonte të gjitha aktet hetimore Erion Veliajt, por kryebashkiaku i Tiranës ende nuk ka marrë 24 nga 61 fashikujt e dosjes.

Pas insistimit të gjatë të mbrojtjes së kryebashkiakut dhe insistimit të prokurorit të SPAK se ishin dorëzuar fashikujt që i takonin Veliajt, treshja gjykuese u detyrua të marrë një tjetër vendim, të detyrojë prokurorin Ols Dadon t’i çojë në qeli edhe mijëra faqe të tjera dokumente.

“Çdo kërkesë që ne kemi bërë, ka marrë kohën e vet, por ka marrë përgjigjen e duhur, sot gjykata na e dha mundësinë që t’i njohim pasi kanë kaluar disa muaj. Kërkesa e radhës që do bëjmë, është largimi i Veliajt nga kafazi, si një shkak që Veliaj nuk merr pjesë në proces. Dhe vendosja e tij pranë avokatit si një e drejtë kushtetuese e cila ka sot edhe konfirmimin e Komitetit të Helsinkit”, tha Ndreca. 

Pikërisht mbyllja në kafazin e xhamtë e të pandehurit ishte shkaku që Veliaj mungoi edhe në seancën e kësaj të mërkure, ku përfaqësohej nga mbrojtësi i tij. Në një deklaratë dërguar gjykatës, Veliaj argumentoi se nuk mori pjesë në seancë pasi, sipas tij, mbajtja në kafaz është e paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese.

Por mungesa e 4 avokatëve të tjerë, Maks Haxhia, Dritan Jahaj, Aranit Rroshi dhe Artit Cami, bëri që prokurori Dado të kërkonte shtyrjen e seancës, kërkesë që u pranua nga gjykata e cila pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn, deri në seancën e radhës më 16 qershor.

“I mbrojturi prej meje nuk është bërë asnjëherë pengesë për vijimin e gjykimit, madje në deklaratën që lexuat ai thotë se nuk do paraqitet por do të përfaqësohet prej meje. Nuk ka pse i pezullohen afatet e paraburgimit.

Shkak për pezullimin e afateve, është bërë Laert Haxia, sepse avokati ishte për të mbrojtur Haxhinë në një gjyq tjetër dhe kjo bëhet shkak për të pezulluar afatet e Veliajt, që s’ka lidhje as me avokatin, as ndonjë kont që të mos zhvillohet procesi. Ky është absurd që ne do ta godasim në apel, gjykatë të lartë, kushtetuese deri në Strasburg. Ne kërkojmë vetëm barazi”, tha Ndreca.

Edhe në këtë seancë GJKKO refuzoi kërkesën për transmetim live të gjyqit, gjë që u kundërshtua ashpër nga mbrojtja e Veliajt. Për mediat avokati Plarent Ndreca tha se i është drejtuar KLGJ me një kërkesë për të shpallur të pavlefshëm nenin 14 të një udhëzimi të vetë qeverisë së gjyqësorit, që sipas tij po përdoret nga gjykatat për të mos lejuar transparencë.

Të pandehurit me proces normal

 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
GJKKO nuk lejon transmetimin live të gjyqit për Veliajn, Ndreca i drejtohet KLGJ-së: Anuloni udhëzimin tuaj të 2023-shit që përdoret nga gjykatat për të ‘mbyllur’ seancat

1781087812_avokati.jpg

Gjykata e Posaçme nuk e lejoi transmetimin live të gjyqit për kryebashkiakun Erion Veliaj. Edhe në këtë seancë, ku vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm, kamerat u lejuan vetëm në nisje të gjyqit, për pak minuta, gjatë diskutimeve teknike të procesit.

Kryesuesja e treshes gjykuese, Elsa Ulliri, vendosi që operatorët të dalin jashtë, dhe seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erjon Veliaj, të mos filmohet.

Ky vendim u kundërshtua nga avokati Plarent Ndreca, i cili në përfundim të seancës bëri me dije se i ka kërkuar Këshillit të Lartë gjyqësor që të shfuqizojë nenin 14 të një udhëzimi të 2023-shit të vetë KLGJ-së, që përdoret nga gjykatat për të mos lejuar transmetimin live të seancave.

Kliko këtu për të lexuar udhëzimin e KLGJ 

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?