Arben Kicja, ish-dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë ndaj procesit të Aldo Bares ka paditur policinë e Shtetit në Gjykatën Administrative dhe ka kërkuar rikthimin në programin si dëshmitar i mbrojtur.

Kicja në padinë e tij thotë se i vihet jeta në rrezik, prej një viti që kur iu hoq mbrojtja me pretendimin se kishte shkelur marrëveshjen.

Më 7 gusht të vitit të kaluar komisioni për vlerësimin e mbrojtjen e dëshmitarëve të mbrojtur përjashtoi Arben Kicën nga programi pasi në mënyrë të përsëritur ai kishte shkelur marrëveshjen.

Burime nga ky komision thane se Kicja ka ardhur në kundërshtim me marrëveshjen disa herë në Shqipëri madje dhe me automjetin e tij.

Arben Kicja sot në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme
deshmitari aldo bares

deshmitari aldo bares

deshmitari aldo bares

deshmitari aldo bares

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com