TIRANE - Rreth 200 punonjës të ProCredit Bank ndërmorën një iniciativë për pastrimin e Parkut Kombëtar të Dajtit dhe 4 plazheve më të mëdha, nga Veriu në Jug të Shqipërisë.
ProCredit Bank e konfirmon kujdesin ndaj çëshjeve mjedisore jo vetëm duke promovuar kredinë EKO për bizneset dhe individët dhe duke mos financuar bizneset që kanë një impakt negativ për mjedisin, por në radhë të parë në vendosjen e standardeve të larta në lidhje me ndikimin e operacioneve të saj të përditshme në mjedis, duke promovuar një përqasje qytetare të përgjegjshme mjedisore.
Kjo iniciativë përkon dhe me kohën e çeljes së sezonit turistik ku i gjithë stafi i ProCredit Bank, i organizuar në zona të ndryshme si: Parku Kombëtar i Dajtit, Plazhi i Velipojës, Durrësit, Vlorës dhe Pogradecit, në bashkëpunim me qeverisjen vendore të këtyre zonave, synoi jo vetëm të kontribuojë në një ambient më të pastër, por edhe të zgjerojë më tej ndërgjegjësimin e publikut mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit të gjithësecilit nga ne.
Kjo nismë është pjesë e një fushate të brëndshme mjedisore, që stafi i ProCredit Bank ka ndërrmarë për të reduktuar ndikimin negativ në mjedis të gjithë secilit. Këto masa përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit në lidhje me çështjet mjedisore dhe përdorjen me eficencë të energjisë së konsumuar si një sjellje e përgjegjshme ndaj mjedisit që na rrethon.
ProCredit Bank është pjesë e grupit ProCredit që operon në mënyrë të suksesshme në 22 shtete në 3 kontinente. Të gjitha bankat që i përkasin grupit ProCredit kanë vendosur standarde të larta në lidhje me ndikimin e operacioneve të tyre në mjedis. ProCredit Bank ofron standardet më të larta gjermane në shërbimin ndaj klientit, komunikimin e thjeshtë dhe transparent si dhe ofrojmë shërbime të përgjegjshme financiare.
/Shqiptarja.com