Prodhimet artizanale,Klosi në Durrës:
Shumë shpejt do të mbrohen me ligj

Prodhimet artizanale,Klosi në Durrës:<br />Shumë shpejt do të mbrohen me ligj
Të gjitha prodhimet artizanale do të mbrohen me ligj si dhe do të kenë  kontroll dhe certifikim me qëllim që të shiten në treg me çmimin e duhur.
Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Mirëqënies Sociale e Rinisë Blendi Klosi gjatë një panairi të grave e vajzave të Mirditës ku u prezantuan prodhimet e tyre artizanale.

Prodhimet tuaja po të jenë të kontrolluara dhe të certifikuara, padyshim çmimi do jetë sa më i lartë dhe mundësia për biznes më e madhe. Kështu ai që prodhon është më i mbrojtur dhe mendimi i mëngjesit tuaj do jetë se si të prodhoni më shumë” tha Klosi.
 
 Klosi vuri theksin tek ndihma e rritur ekonomike për familjet në nevojë, por kjo si mundësi e përkohshme për familjet në vështirësi ku tha se programet e Ministrisë së Mirëqënies tani ofrojnë disa alternativa për fuqizimin e gruas.
 
Linjat e këshillimit, programet  e formimit profesional, mundësia për ngritjen   e ndërmarrjeve sociale janë disa nga nismat në proces që Ministri Klosi ftoi gratë ti shfrytëzojnë për fuqizimin e tyre ekonomik.
 
“Shumë nga ju e di që jeni me ndihmë ekonomike, e di këtë sepse e njoh këtë zonë si deputet zone. E di gjithashtu që kemi shumë nevojë të rrisim ndihmën ekonomike por Durrësi ka qenë pjesë e pilotimit të reformës dhe dimë që për këto dy vite kemi dyfishuar ndihmën ekonomike. Kjo ka qenë reforme e ndihmës ekonomike dhe po e shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Është një reformë që prek më të varfrit, që do të fokusojë varfërinë dhe duam gjithmonë e më shumë mbështetjen e komunitetin duke dëshmuar për dyfishimin e kësaj ndihme, që pavarësisht se nuk është shumë, por është gjithsesi dyfish. Kjo nuk mund të jetë e përjetshme gjithsesi, sepse nuk e zgjidh varfërinë. Varfëria zgjidhet me akses në tregun e punës. Ju nuk duhet absolutisht të ngeleni peng e idesë që në Shqipëri nuk ka punë, që nuk ju jep apo nuk ju merr njeri në punë. Në qarkun e Durrësit, ka shumë kërkesa për punësim dhe për të arritur në një prej tyre, duhen trajnimet. Prandaj ajo që ju kërkoj është të gjeni veten në programet e trajnimit që ofrohen nga qendra të ndryshme dhe sidomos nga zyrat e punësimit. Të kemi mundësinë që futja në tregun e punës të jetë mënyra e vërtetë e daljes nga varfëria. Nuk mund të ngelemi tek ndihma ekonomike” tha ai.

[gallery]19115[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën