TIRANE- Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike datat se kur do të zhvillohen provimet e shtetit sa i përket profileve të mjekësisë. Kështu, sipas një grafiku të hartuar nga AKP provimet do të nisin në datën 10 dhjetor me studentët të cilët kanë përfunduar studimet në Farmaci. Më pas do të jenë ata që kanë përfunduar stomatologjinë, të cilët do i nënshtrohen provimit vetëm në një datë të vetme, pikërisht në 12 dhjetor. Po kështu, edhe studentët e mjekësisë do e zhvillojnë provimin në një datë të vetme në 15 dhjetor, përgjatë 3 orareve të ndryshme.
/Shqiptarja.com











