PROFIL/ Edmond Dhrami, rrugëtimi i  ‘Karavaxhos’ shqiptar, nga dyert e liceut në emigrim si piktor i të pasurit të trageteve, te sukseset e biseda me Papën në Itali

Pikturon prej 46 vitesh. Artisti nga Fieri Edmond Dhrami, u largua nga Shqipëria në vitin 1994. Kishte mbaruar liceun artistik, mbajtur dy ekspozita në Muzeun Kombëtar e ëndërronte të gjente veten edhe jashtë Shqipërisë.

“Ne dilnim nga një shkollë, ku vërtet mendonim se ishim në një stad që mund t’i dilnim për zot jetës”, shprehet artisti Edmond Dhrami.

Siç rrëfen, Greqia ku shkoi fillimisht i shërbeu si urë drejt Italisë. Talenti i vjen në ndihmë e në 10 muaj të qëndrimit atje punoi me pikturën, fillimisht në një Galeri.

“Pastaj u bëra piktor personal i një sipërmarrësi të pasur që dispononte materiale të trageteve, ku qëndrova 4 muaj”, shprehet më tej.

Mbledh paratë e nevojshme e vendoset në Italinë e Jugut.

“Nuk kisha plane e as projekte, qëllimi im ishte të shkoja në Itali edhe për faktin se kisha të dhëna të artit klasik italian”, rrëfen piktori.

Arrin të tërheqë vëmendjen që në prezantimin e parë me punët e tij, që fillimisht mbështetetn në pikturën tradicionale.

“Punimet që prezantova, ishin klasike, kryesisht natyra të qeta. Kishin frymën e asaj kohe, me kontrastet e forta, ajo dritëhija e fortë që kujton atë pikturë”, tregon më tej.

Vijon në këtë vazhdë e punësohet në dy galeri të Palermos, por kërkimi i tij artistik nuk resht. E ndihmon të avancojë edhe formimi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë ku u udhëhoq nga mjeshtri Gianfranco Notargiacomo.

“Në vitin 2000 bëra një ekspozitë personalen time, ku u prezantova me pikturën time. Është koha ku unë braktis penelat. Fundi i përdorimit të tyre ishte duke i lënë të thaheshin. Më pëlqente ajo fraktura që  krijonin penelat, ajo vrazhdësia, jo butësia dhe kërkoja ta zëvendësoja me një mjet tjetër. Këtu hyjnë në rol spatulat, dhe ajo që e bën më interesante dhe për të cilën është shkruar shumë në lidhje me stilin tim, është se unë i ndërtoj vetë spatulat sipas ekzigjencës sime”, shton më tej.

Prej asaj kohe, ka realizuar më shumë se 100 ekspozita në Itali e shtete të tjera të Evropës, por së fundmi ajo që tërhoqi vëmendjen është takimi i tij me Papa Françescon në Itali, ku i dhuroi një portret që i kishte realizuar në 2017-ën.

“Ai  e dinte që do të takohej me një piktor, po nuk e dinte me këtë. Kur pa punën u befasua, edhe nga dimensionet e mëdha, kontrastet etj. Ishte shumë i emocionuar. Fjalët e tij ishin se ‘pëlqente dhe se i dukej shumë interesante’ e donte të dintë më shumë në lidhje me realizimin”, tregon piktori.

Pas portretit human e solar, të Papës, por edhe të figurave të tjera është një process i thelluar hulumtimi, që në të, të mos lexohet thjesht një figurë vizive, por të reflektohet edhe përmbajtja në psikologji e karakter.

“Unë vetë si piktor, bëj pjesë në atë kategori që jam i dhënë pas ngjyrës. Kërkimi im është ngjyra, formalizmi, ndërmjet konceptuales dhe formales”.

Pas ekspozitës së fundit në 2010-ën po në Muze, rikthimi  përmes artit në Shqipëri shpreson të vijë me projektit e tij të ardhshëm që ka për destinacion Maqedonin. E  veçuar nga një sërë kritikësh si Giovanna dalla Chiesa, Marco Fioramanti etj. veçmas për prekjen unike të ngjyrave. Krijimtaria e Dhramit, vlerësuar edhe me disa çmime për gjuhën artistike të rrallë vijon me të tjera punë…

“Është edhe një projekt tjetër që ka të bëjë me portretet. Do të realizoj 30 portrete për një koleksionist nga Zvicra, portrete të personaliteteve në fushën e politikës dhe artit”, thotë artisti.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja