Njëri nga viktimat e atentatit sot në Sukth është Ervin Dalipaj. Ai qenë pjesë e SHKB (Kontrolli i Brendshëm që tani njihet si Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në polici).
Ai ka shërbyer aty para vitit 2012, ndërsa më pas u transferua në Sektorin e Antikrimit Ekonomiko-Financiar, pranë Drejtorisë së Qarkut të Tiranës.
Më 25 mars të vitit 2013, kur u arrestua babai i Saimir Tahirit, ai ishte në krye të këtij sektori.
Ai ka qenë shef i sektorit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u shkarkua nga kjo detyrë me akuzën “Shpërdorim Detyre” dhe “Rrjedhje Informacioni”, gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për lojërat e fatit.
Ministri Saimir Tahiri e dha urdhrin për shkarkimin e tij pasi sipas policisë, rezultoi se në aksionin për bllokimin e lojërave të fatit nuk kreu detyrën dhe u dyshua për bashkëpunuan me pronarët, për t’i fshehur policisë makineritë.
“Nisur nga konstatimet e bëra për një numër shkeljesh ligore gjatë operacionit, me urdhër të ministrit Saimir Tahiri, SHKB ka nisur hetimet në të gjithë sektorët e luftës kundër krimit ekonomik, të cilët me mosveprimet e tyre në përmbyshje të të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme u kanë krijuar mundësinë subjekteve të ndryshme të fshehin aktivitetin e tyre të paligjshëm.
Në këtë kuadër janë pezulluar dhe po hetohen për shpërdorim detyre dhe rrjedhje informacioni shefat e sektorëve të krimit ekonomik, në Tiranë dhe Korçë, E.D. dhe O.M.” thuhej ne njoftimin e shkarkimit te Dalipajt.
Ervin Dalipaj, ish efektiv i policisë akuzohej edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2016 në Durrës.
Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj së bashku me dy persona të tjerë rrëmbyen dhe vranë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku.
Ervin Dalipaj ishte në kërkim nga policia për dosjen që po gjykohet për vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2015 në Durrës, ndërsa sot ishte njëra nga seancat te Krimet e Renda.

Ervin Dalipaj
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO