Profilet/ Çfarë duhet të dini për
katër ministrat e rinj të qeverisë

Profilet/ Çfarë duhet të dini për<br />katër ministrat e rinj të qeverisë
E ndërsa kryeministri Rama njoftoi emrat e ministrave të rinj që do të zëvendësojnë katër të larguarit në kabinetin qeveritar, vëmendja spostohet te karriera dhe kontributi i tyre në PS që solli shpërblimin me postin ministror.
 
Ministri i ri i Brendshëm
Fatmir Xhafaj lindi më 17 maj 1959. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit në periudha të ndryshme në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.
 
Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë. Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka kryer profesionin e lirë si jurist.
 
Në veprimtarinë politike nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
 
Ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në harkun kohor shkurt-shtator 2002 dhe atë të ministrit të Drejtësisë në vitet 2003-2005.
 
Xhafaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në katër legjislatura dhe është kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
 
Së fundmi Xhafaj ka drejtuar Komisionin për Reformën në Drejtësi.
 
Ministrja e Mirëqenies Sociale
Olta Xhaçka lindi më 25 dhjetor 1979 në Tiranë. Është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, USA. Diplomuar me titull nderi.
 
Në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë. Ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes.
 
Për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në një universitet privat në Tiranë.
 
Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
 
Ministrja e Shëndetësisë
Ogerta Manastirli është drejtorja e Përgjithshme e QSUT-së, ndërkohë që në dhjetor të këtij viti është përzgjedhur “Bleta e artë”. Ogerta Manastirliu ka qenë Drejtore Drejtorie në bashkinë e Tiranës në kohën që drejtonte Edi Rama.
 
Ministri i Pushtetit Vendor
Eduard Shalsi lindi në Korçë, më 1 prill 1968. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Biologji-Kimi. Gjithashtu është diplomuar si Trainer in Basic Bank Economy, nga Bankaakademie Internacional Germany & ISAP.
 
Sa i përket veprimtarisë profesionale, ka punuar në Tirana Bank nga viti 1996 deri në vitin 2003. Në vitet 2003-2004 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i INSIG sh.a.
 
Sa i përket karrierës politike ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, në vitet 2004-2008. Në vitet 2008-2009 ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
 
Shalsi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e tetë dhe është kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari