Emisioni investigativ "Stop" ka denoncuar aferën seksuale ku është përfshirë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.
 
Por kush ishte gruaja, së cilës iu kërkua favor seksual dhe cfarë cështje kishte në gjykatë?
 
Drejtuesit e emisionit tregojnë se gruaja ishte në proces gjyqësor me ish-burrin dhe vjehrrën për një cështje pronësi.
 
Ajo është 40-vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, ndërsa pas ndarjes nga burri ishte në gjyq për cështje prone.
 
40-vjeçarja është marrë në mbrojtje pas publikimit të skandalit, ndërsa prokuroria ka sekuestruar të dhënat për të nisur hetimet për aferën seksuale.
 
Ndërsa Guximtar Boçi është 53-vjeç, babai i dy vajzave, në krye të Gjykatës së Gjirokastrës kishte tre vite që ishte emëruar.
 
Guximtar Boçi ka qenë gjyqtar pranë kësaj gjykate prej më shumë se 20 vitesh.
 
Pas publikimit të skandalit, gjyqtarit Guximtar Boçi i është kërkuar që të paraqitet në prokurori për të dhënë shpjegime.
  
Në bazë të regjistrimit del që Boçi i ka kërkuar disa herë qytetares që të bëhet e dashura e tij dhe se gjyqin do ta fitonte.



d.b/shqiptarja.com