Profili i Erdogan, nga shitës limonadash në njeriun me të pushtetshëm në Turqi

Profili i Erdogan, nga shitës limonadash në njeriun me të pushtetshëm në Turqi

Recep Tayip Erdogan

Pas fitores së zgjedhjeve në balotazhin e së dielës përballë Kemal Kilicdaroglu, Recep Tayip Erdogan siguroi tashmë mandatin e tretë si president duke u bërë një nga njerëzit më jetëgjatë në pushtet, nëse llogariten edhe vitet e tij si kryeministër dhe postet më të larta shtetërore.

Nga fillimet modeste në politikë, Rexhep Tajip Erdogan është rritur duke u kthyer në një gjigant politik, duke udhëhequr Turqinë për 20 vjet dhe duke reformuar vendin e tij më shumë se çdo lider që nga Mustafa Kemal Ataturku, babai i nderuar i republikës moderne.

Pavarësisht se u godit nga një seri krizash, e fundit tërmeti shkatërrimtar, ai përsëri ia doli të fitojë zgjedhjet edhe përballë një rivali të fortë si Kemal Kicdaroglu.

Kritikët e tij bënë të pamundurën për ta rrëzuar nga froni, duke e fajësuar për politika ekonomike jo të përshtatshme që për rrjedhojë përkeqësuan krizën dhe koston e jetesës në Turqi.

Për kritikët Erdogan është një udhëheqës grindavec që krijoi një rekord në modernizimin dhe zhvillimin e Turqisë, por ishte i ngadaltë për të reaguar ndaj humbjes së më shumë se 50,000 jetëve në tërmetet e dyfishta në shkurt.

Pasi i mbijetoi një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2016, ai e ktheu presidencën e tij në një rol ekzekutiv gjithnjë e më të fuqishëm dhe goditi kundërshtarët.

Fillimisht si kryeministër nga viti 2003 dhe më pas si president i zgjedhur drejtpërdrejt që nga viti 2014, Rexhep Tajip Erdogan ka përkulur muskujt e Turqisë si një fuqi rajonale, ka mbrojtur kauzat islamike dhe ka qenë i shpejtë për të manovruar opozitën politike.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve padyshim do të ketë ndikim përtej Ankarasë. Këto zgjedhje nuk përcaktuan vetëm udhëheqësin e Turqisë, një vend anëtar i NATO-s me 85 milionë banorë, por edhe se si do të qeveriset, cila do të jetë e ardhmja ekonomike e Turqisë, ndërsa vlera e monedhës vendase ka shënuar rënie të madhe.

Këto zgjedhje përcaktojnë edhe politikën e jashtme që do të ndjekë Turqia, një vend që ka zemëruar Perëndimin duke forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe vendet e Gjirit.

Recep Tayyip Erdogan është i biri i një roje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonada dhe simite. Erdogan ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë.

Ai është edhe tifoz futbolli, lojë në të cilën ka luajtur si profesionist gjatë viteve të universitetit. Erdogan tani është mysliman konservator, që deri pak kohë më parë e shmangte dhënien e dorës grave dhe preferonte që të mos ulej në tavolinë në qoftë se shokët e tavolinës konsumonin pije alkoolike.

Rasti i parë për të demonstruar aftësitë politike të tij, pas vitesh në Partinë Refah, i është paraqitur kur u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994. Efektiv dhe karizmatik, nga kjo përvojë siguroi një konsensus të madh duke përballuar me aftësi çështje si mungesa e ujit, ndotja dhe trafiku metropolitan.

Protagonist i rikthimit të Turqisë në politikën ndërkombëtare, Erdogani duket se pasqyron kontradiktat dhe identitetet që përbëjnë imazhin e Turqisë së mijëvjeçarit të ri.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GJERGJ KASTRIOTI SKANDERBEG: 29/05/2023 00:00

    SKANDERBEGU SE KA DASHT KUR TURQINE DHE AS NE SHQIPTART E VERTER NUK E DOJM SEPSE GJITHMONE E KENA LIFTU NE KOHET E VJETRA RROFT KRISHTI EDHE SHQYPNIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës