Bisedimet për arritjen e një marrëveshje paraprake mbi programin bërthamor të Iranit kanë hyrë në ditën e tyre përfundimtar.
 
‘Mundësitë për të arritur një akord për programin nuklear të Iranit janë rritur’, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Rusisë Serghei Lavrov nga Lozana ku pritet që pasdite të vijojnë negociatat.


Vetë Lavrov, shefi i diplomacisë Ruse është kthyer mbrëmë vonë në Moskë, por i gatshëm të rikthehet nëse arrihet një akord. Ndërkaq negociatat mes gjashtë fuqitë botërore dhe Iranit për programin nuklear të këtij të fundit, kanë rinisur për të gjetur zgjidhje brenda ditës së sotme.
 
Ndërsa përpara mbledhjes me ministrin e jashtëm të Iranit, ka pasur një takim të përfaqësuesve të vendeve të gjashtë fuqitë botërore me Shefen e Politikës së Jashtë në BE, Federica Mogherini.


 
Mbrëmjen e djeshme, John Kerry Sekretari amerikan i shtetit foli për negociata që janë në rrugë të mbarë, por sqaroj se ka ende pika për tu sqaruar.
Ai tha se bisedimet e zhviluara gjatë ditës së djeshme kishin prodhuar "dritë", por "çështje e ndërlikuar" mbeti sërish.
 
Përfaqësues të Iranit shpresojnë që sot ose nesër, të arrihet një marrëveshje, por ata duan garanci sespe edhe për ta ka çështje që duhen zgjidhur.


Objektivi i këtij takimi në Lozanë është të arrihet një akord paraprak që të garantojë një natyrë paqësore të programit nuclear të Iranit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike që kanë goditur Teheranin. Palet duket se kanë rënë dakord që marrëveshja finale të arrihet në qershor.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)