ZVICER - Bisedimet për marrëveshjen historike bërthamore mes Iranit dhe 5+1 fuqive botërore kanë vazhduar gjatë natës në Luzanë të Zvicrës. Ministrat e jashtëm të grupit të marrëveshjes kanë punuar deri në të gdhirë dhe bisedimet do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së sotme me ministrin e Jashtëm iranian për nënshkrimin e paktit final.
Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se është gati të lërë bisedimet në mes dhe të vendosë sanksione të tjera e më të rënda për Teheranin. Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se do të qëndrojë në Luzanë deri të premten në mëngjes.
Sipas zyrtarëve të SHBA-së “ata nuk janë për afate arbitrare, por nuk duan as marrëveshje pa fund”. Kjo fazë konsiderohet si vendimtare, por pavarësisht progresit të ditëve të fundit, përfaqësuesit e fuqive të mëdha dhe ata të Iranit nuk kanë mundur të nënshkruajnë marrëveshjen paraprake, që do duhet të mbyllet përfundimisht deri në muajin korrik.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com