Programi, Kryemadhi: 5 prioritetet kanë në fokus rininë! S’kemi ekonomistë, por mediokër që ngatërrojnë fondet e investimit me depozitat bankare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bashkëbiseduar sot me votuesit për herë të parë në Njësinë nr. 1 në Tiranë me të cilët ka ndarë edhe programin e forcës politike që drejton dhe 5 prioritetet që kanë në fokus.

5 prioritetet Kryemadhi tha se janë të realizueshme në 5 muaj, dhe të gjitha fokusohen te rinia. Ndërkaq Kryemadhi u shpreh se ekonomia shqiptare është në gjendje të mjerueshme sepse drejtohet nga njerëz që nuk e njohin ekonominë.

“Pjesa më e madhe e juaj, e rinisë shqiptare, pasi nuk e themi ne, por e thonë shumë studime të ndryshme, duan të largohen nga vendi për shkak të mungesës së punësimit, për shkak të mungesës së një pune të mirë paguar, për shkak edhe të klimës agresive, acide ndaj të rinjve dhe të rejave, për shkak të dhunës psikologjike që ushtrohet ndaj brezit të ri.

Dhe një nga pikat kryesore që ne kemi, 5 prioritetet tona që janë të realizueshme në 5 muaj, fokusohen në fakt e gjitha te rinia. Fokusohet te rimbursimi i shpenzimeve të qytetarëve 5 për qind. Ky do të sjellë një efekt të menjëhershëm në buxhetin e familjeve shqiptare. Dhe projekti ‘Nga bebja në bebe’ ka të bëjë me vizionin e një kombi për tu populluar, për të ulur moshën mesatare, por edhe për ta rinuar popullsinë shqiptare janë dy ekstremet e pesë prioriteteve tona, të cilat përfshihen në një kosto zero në buxhetin e shtetit, përkundrazi rrisin të ardhurat në buxhet por edhe në xhepin e shqiptarëve dhe krijon një shpresë për të gjithë ju që sot jeni votues për herë të parë, por që nesër do të bëheni prindër.

Dje kam takuar disa punonjëse të bankave të nivelit të dytë, të cilat më përgëzuan për programin tonë. Dhe më thanë që në fakt ekonomia shqiptare vajton sepse drejtohet nga mediokër, apo drejtohet nga njerëz që nuk e njohin ekonominë, që nuk janë ekonomistë. Ekonomist bëhet ai që ka dëshirë për të fuqizuar ekonominë e familjes dhe të popullit të vet dhe të gjithë e dimë që politikanët nuk janë ekonomistë, por janë politikanë dhe dëgjojnë ekspertët në funksion të përmirësimit të jetës ekonomike të qytetarëve”, tha ajo.

Kryemadhi u ka bërë thirrje të rinjve të votojnë, në mënyrë që sipas saj të ndryshojnë realitetin.

“Ne si LSI e kemi prioritet rininë, jo vetëm këtë radhë, por e kemi pasur gjithmonë. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën për atë që themi. Dhe nuk e kemi pasur mundësinë për të qenë vendimmarrës le të themi në politikë, por jam e bindur që 25 prilli do t’ia japë shansin Erisës, Floidës e shumë të rinjve dhe të rejave, për të qenë ata vendimmarrës.

Prandaj ne duhet të ndryshojmë këtë realitet në të cilin vendi ndodhet dhe të punojmë që më 25 prill të ftojmë çdo njeri që të shkojnë të votojnë. E dimë që çmimi është i shtrenjtë, por prandaj ju themi që më 25 prill të shkojmë të ndëshkojmë me votë atë që na rriti çmimin e kartës, që atë ta kthejmë në kartën e rimbursimit 5 për qind të shpenzimeve, në mënyrë të tillë që menjëherë qytetarët ta marrin menjëherë mbrapsht atë që u takon. Ne rrimë gjithmonë me njerëzit në kontakt dhe ky është suksesi ynë”, tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 30/01/2021 16:31

    Me thoni o njerez a i jepet vota sharebajges se neveritur Erisa hundepinokja ,e ka te shkruar ne balle, shore , njeri pa vlera, shpifarake

    Përgjigju
    • robi: 31/01/2021 09:01

      Po si nuk kane nje femer per te qene por te gjitha sharebajga te neveritura keto te sektit naziskin te leshelis

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike