TIRANE - Kandidati i koalicionit të majtë për garën elektorale të 21 Qershorit, Erion Veliaj ka vazhduar me prezantimin e programit që ai ka për bashkinë e kryeqytetit.
Pas rinisë Veliaj u ndal te arsimi ku prezantoi edhe 10 pikat e kontratës me qytetarët për të zgjidhur problemet e mësimeve me dy turne, apo edhe mbingarkesat në kopshte edhe çerdhe.
"Shkollat dhe kopshtet e Tiranës duhet të përballojnë trefishin e fluksit që kanë shkollat dhe kopshtet e tjera në vend. Ky mbipopullim ka bërë që kushtet që këto institucione publike ofrojnë të degradojnë me shpejtësi. Në pjesën dërrmuese të tyre mungojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes. Terrenet sportive dhe këndet e lojrave ose janë shkatërruar ose janë tjetërsuar. Sistemet e ndriçimit dhe sinjalistika rregulluese përreth tyre mungon gjithashtu, çka ndikon drejtpërsëdrejti në sigurinë e fëmijëve”, u shpreh Veliaj.
Kontrata
1) Sigurojmë ngrohjen në të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat brenda vitit të parë.
2) Vendosim sinjalistikën rrugore dhe elementët e sigurisë në çdo institucion arsimor dhe të kujdesit social brenda 100 ditëve.
3) Ndërhyjmë në çdo çerdhe, kopsht e shkollë për rikonstruktion e rehabilitim edhe për terrenet sportive dhe ambientet e jashtme rekreative. Zbatojmë mirëmbajtje të vazhdueshme me plan mujor.
4) Pajisim çerdhet e kopshtet me materiale të reja didaktike dhe ndihmëse për zhvillimin e fëmijëve brenda nëj viti.
5) Transformojmë 10 shkolla si qendra komunitare brenda vitit të marë
6) 50 shkolla qendra komunitare në total brenda mandatit të parë
7) Punësimi i 100 personave për çdo shkollë si qendër komunitare në vitin e parë
8) Ndërtojmë 5 çerdhe të reja brenda mandatit.
9) Ndërtojmë 8 kopshte të integruara me çerdhe.
10) Ndërtojmë 10 shkolla të reja.
Por Veliaj duke folur me gjuhën e mësuesve, kritikoi kryetarin aktual të bashkisë Lulzim Basha, ku duke renditur premtimet e pambajtura, e konsideroi një nxënës që nuk merr notë kaluese.
Në këtë takim Erion Veliaj ishte i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, më të cilën u theksua se do të jetë një bashkëpunim shumë i ngushtë për të mirën e qytetarëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO