Deri në vitin 2029, qeveria parashikon që pensioni mesatar të arrijë në 400 euro, ndërsa pensioni minimal në 200 euro. Qeveria Rama 4 synon dixhitalizimin e plotë të sistemit të sigurimeve shoqërore, me regjistër elektronik dhe shërbime online, duke rritur transparencën dhe gjurmueshmërinë.
Sa i përket programit për fëmijët, rininë dhe barazinë gjinore synohet modernizimi i arsimit me 1 mijë laboratorë inteligjentë, kurrikulë kodimi e inteligjence artificiale, si dhe zgjerim i aktiviteteve jashtëshkollore në art, kulturë, shkencë e sport.
Qeveria synon gjithashtu të krijojë hapësira urbane dhe kënde lojërash, të dyfishojë qendrat rinore si dhe të mbështesë mijëra projekte e nisma komunitare. Do të prezantojë gjithashtu edhe Ligjin për Vullnetarizmin, i cili do të bëjë të mundur që eksperienca vullnetare të njihet si pervojë pune.
Po ashtu, parashikohet një platformë digjitale për rininë, financim për startup-et dhe mbështetje për pjesëmarrje në veprimtari ndërkombëtare.
Lajmi kryesor:
Report Tv siguron programin ‘Rama 4’: Shqipëria europiane, mision kombëtar! Vendi në 6 rajone turistike, 20 marina nga Velipoja në Ksamil











