Progres-Raporti i BE/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është përkeqësuar, propozimet tona janë rrëzuar nga mazhoranca! Të mos injorohen rekomandimet

Progres-Raporti i BE/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është përkeqësuar, propozimet tona janë rrëzuar nga mazhoranca! Të mos injorohen rekomandimet

Ina Zhupa

Tiranë- Deputetë të Partisë Demokratike që drejtojnë Komisionet Parlamentare, kanë reaguar për Progres-Raportin e BE që iu dorëzua Shqipërisë ditën e djeshme, nga ambasadori Silvio Gonzato.

Një nga pikat më kritike sipas deputetes demokrate, Ina Zhupa, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Medias, është situata me lirinë e medias. Ajo doli sot në një reagim për mediat, me një postim në Facebook.

Zhupa u shpreh ndër të tjera se:

“Qeveria dhe Parlamenti nuk kanë bërë detyrat e tyre dhe klima dhe situata është përkeqësuar. Propozimet e mia ligjore që shkojnë në drejtim të zbatimit të rekomandimeve janë rrëzuar me votë”.

Ligjvënësja i bëri thirrje mazhorancës qeverisëse që:

“Mos injorojë përsëri rekomandimet e Progres-Raportit, mos refuzojë çdo nismë të opozitës që shkon në linjë me kërkesat e ndërkombëtarëve dhe mos kontribuojë në kapjen e institucioneve dhe intimidimin e gazetarëve, siç ka bërë deri tani”.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

“Situata e lirisë shprehjes dhe lirisë së mediave më kritike dhe e goditur në Progres Raportin e Bashkimit Europian. Qeveria dhe Parlamenti nuk kanë bërë detyrat e tyre dhe klima dhe situata është përkeqësuar. Propozimet tona ligjore që shkojnë në drejtim të zbatimit të rekomandimeve janë rrëzuar me votë.

Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar nuk u zbatuan dhe mbeten në fuqi. Shqipëria duhet në veçanti:

-të miratojë ndryshime në kuadrin ligjor për: 1-të rrisë transparencën e pronësisë së mediave, 2- të dekriminalizojë plotësisht shpifjen dhe të përshtatë aspektet civile të shpifjes me standardet evropiane, mbi një dialog të strukturuar dhe përfshirës me aktorët e mediave;

-të sigurojë zero tolerancë për intimidimin dhe ndjekje efektive gjyqësore të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve; të sigurojë kapacitete të rritura të organeve të zbatimit të ligjit për të trajtuar rastet e dhunës,

-të përmirësojë kushtet e punës për gazetarët shqiptarë, në veçanti duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të punës dhe sociale të gazetarëve dhe duke siguruar që kodi i punës të zbatohet në mënyrë konsistente.

Raporti ngre shqetësimin se: “ Shpifja ende është një krim që ndëshkohet me gjoba të veçanta të larta penale. Dispozitat e ligjit civil për publikimin e informacionit të rremë ose të pasaktë duhet të përshtaten me standardet evropiane. Kodi Penal nuk parashikon mbrojtje të veçantë për gazetarët nga dhuna, sulmet ose kërcënimet gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”

Në lidhje me përmirësimin e këtij indikatori në raport unë kam propozuar ndryshime ligjore por janë votuar kundër nga mazhoranca dhe nuk janë miratuar. Kjo tregon qartë që nuk kanë vullnet për të përmirësuar situatën.

Raporti ngre shqetësimet që janë edhe të ngritura nga ne si “Pavarësia e Autoritetit të Regullimit Audio-Visual (AMA) nuk është e garantuar për shkak të rrezikut të ndikimit politik dhe korporativ mbi procedurat e emërimit të anëtarëve të bordit të AMA, afilimi politik i kryetarit të AMA dhe anëtarëve të bordit dhe mangësive në zbatimin e Kodit të Transmetimit për median që transmeton përmbajtje politike të regjistruara gjatë fushatave zgjedhore” dhe gjendja e RTSH “Pavarësia e transmetuesit publik nuk është e garantuar dhe duhet të forcohet”

Ndaj si kryetare e komisionit të Medias, duhet ti bëj thirrje qeverisë mos injoroj përsëri rekomandimet e Progres-Raportit, mos refuzoj çdo nisëm të opozitës që shkon në linjë me kërkesat e ndërkombëtarëve dhe mos kontribuoj në kapjen e institucioneve dhe intimidimin e gazetarëve siç ka bërë deri tani".

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerdeci: 01/11/2024 14:43

    Po kur u be fhe kjo te ankohet per lirine e medias, aman mos mbette njeri pa u ankuar. Me shume se ka liri media ketu te flase e te thote çfare t'i teket, nuk ka vend tjeter. Poshte e lart, e lart e poshte, si t'u thote truni. Eshte bere pazar zagaresh e po trullos miletin qe i shkon pas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Votimi i hershëm në SHBA, votojnë më shumë se 65 milionë amerikanë

Votimi i hershëm në SHBA, votojnë më shumë se 65 milionë amerikanë