Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Soreca: Kodi Zgjedhor kusht i arritur, na vjen keq që u miratua pa kompromis! Liria e shprehjes e vetmja fushë që s'kemi parë përparim këtë vit

Për BE miratimi miratimi i reformës zgjedhore është një kusht i përmbushur nga Shqipëria për tu ulur në Konferencën e parë ndërqeveritare. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, gjatë raportimit në Këshillin e Integrimit në Kuvend ku prezantoi progress raportin e komisionit europian theksoi rëndësinë e kësaj reforme por shpreh keqardhje që miratimi në Parlamenti u bë pa dakordësinë e  të gjitha palëve.

"Një arritje është bërë, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të ecin përpara me reformën zgjedhore, me 5 qershor. Ky është një kusht politik i përmbushur, megjithatë dialogu politik duhet të përmirësohet, pasi në 5 tetor e miratuan pa kompromis", tha Soreca në fillim të fjalës së tij, ku theksoi se ka pasur kritika se Komisioni ka qenë më pozitiv se ç'duhej në vlerësimin e vendit tonë, krahasuar me shtetet anëtare.

Ndërsa ka vijuar me prezantimin e raportit, duke specifikuar se ku janë bërë përparime dhe ku ka mangësi, Soreca tha se e vetmja fushë ku nuk kanë parë aspak progres këtë vit është liria e shprehjes. "Liria e fjalës është e vetmja fushë ku nuk kemi parë aspak progres këtë vit. Ligji i medias për të cilën është dhënë opinion nga Venecia, këto amendamente janë larg standardeve dhe rrisin mundësinë e censurës", shtoi ambasadori.

Raporti kishte rezerva edhe për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe prona sipas raportit "vazhdon të mbetet bllok pengues për zhvillimin e Shqipërisë". Në fund ambasadori e përmbylli duke thënë se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm dhe kjo duhet të vijojë edhe para zgjedhjeve. "Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve", përmbylli ai.

Fjala e Sorecës dhe vlerësimi:

Kënaqësia ime të rikthehem në Këshillin e integrmit europian. Dita e sotme vijon pas një vizite shumë të rëndësishme të Varhelyi, në anën e së cilës u prezantua dhe raporti vjetor por edhe një plan investimesh në të ardhshmen, që prezanton një zhvendosje të politikës të BE për të punuar për zhvillimin e vendit dhe të rajonit në mënyrë paralele me vazhdimësinë e provcesit të reformave.

Raporti vjetor prezantohet çdo vit dhe me anë të së cilit caktohet si duhet ecur përpara dhe të ceken arritjet. Raporti është bazuar në një gamë të gjerë kontributesh. Më lejoni që ta ritheksoj këtë pikë. Shtetet anëtare janë gjithnjë e më shumë të përfshira në gjetjet e raportit. Ka pasur kritika se komisioni ka qenë më pozitiv se çduhej krahasuar me shtetet anëtare.

Raporti i këtij viti vjen pas vendimit të Këshillit për të çelur negociatat me Shqipërinë në mars. Komisioni dha detyra për monitorim të kushteve të vendosura për integrim. Ky raport nis me disa çështje: Më lejoni të flas për këto gjetje të cilat janë shumë të rëndësishme vijnë në kohën e duhur dhe siç e tha Hajdari disa shtete europiane do të tregojnë qëndrimin e tyre bazuar në këtë raport.

Një arritje është bërë, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të ecin përpara me reformën zgjedhore, me 5 qershor. Ky është një kusht politik i përmbushur, megjithatë dialogu politik duhet të përmirësohet, pasi në 5 tetor e miratuan pa kompromis.

Drejtësia:

Në këtë fushë kemi parë përparimin më të shumë gjatë vitit të shkuar. Me zbariumin e reformën. KLGJ ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve dhe një nga dhomat e gjykatës është funksionale duke përmbushur një tjetër kusht.

Nesër do të ketë një takim tjetër të Këshillit të Emërimeve që do të sjellë dhe kandidatin që është e nevojshme për të pasur dhe listën për t'ia çuar presidentit. Kjo do ta  çonte numrin e gjyqtarëve në 5.

Për mua ka qenë i rëndësishëm vendimi i KLGJ KLP për të ftuar prokurorrët për të aplikuar. Dua ta bëj këtë deklaratë të tyre që të ftojmë të gjithë gjytarët dhe prokurorët që e kanë kaluar vettingun që të japin kontributin e tyre për të përparuar më tej në integrim. Emërimi i drejtoreshës së BKH. Vettingu ka ecur përpara.

Lufta kundër korrupsionit:

Përpjekjet e Shqipërisë në këtë fushë duhet të vazhdojnë që të plotësohet ai bilanc sa i përket hetimit dhe më pas dënimeve. Ka një numër të lartë magjistratës që janë larguar dhe po ndiqen penalisht nga SPAK.

Megjithatë korrupsioni vazhdon të jetë mjaft  i shtrirë në Shqipëri dhe kërkon përpjekje të strukturuara. Nuk do ishte gjë e mençur nëse do të themi se gjithçka ka përfunduar. Na duhen vendime të nivelit të prerë sa i përket zyrtarëve të lartë.

Krimi i organizuar:

Varhelyi mirëpriti numrin në rritje të operacioneve me ndërkombëtarët kundër krimit të organizuar. Më lejoni të them se sa e rëndësishme është që Shqipëria ka marrë pjesë në shtete ndërkombëtare në ekipe hetimor. Kjo është mënyra për të ecur përpara dhe këto operacione duhet të vazhdojnë. Eshtë e rëndësishme që sekuestrimi dhe konfiskimi të finalizohen me anën e dënimit të formës së prerë.

Administrat publike dhe reforma në të duhet të përmirësohet. Përpjekjet për digjitalizimin janë të mirëpritura pasi këtu ndërpritet lidhja ndërmjet korrupsionit dhe zyrtarëve publikë. Sa i përket të drejtave të fëmijëve, çështja e zbatimit është një çështje që duhet të forcohet edhe më tej.

Prona:

Vazhdon të mbetet bllok pengues prë zhvillimin e shqipërisë. Duhet të mbrohejn të drejtat e pronarëve. Ne kemi parë përpjekjet e bëra por këto duhet të forcohen.

Liria e fjalës:

Është e vetmja fushë ku nuk kemi parë aspak progres këtë vit. Ligji i medias për të cilën është dhënë opinion nga Venecia, këto amendamente janë larg standardeve dhe rrisin mundësinë e censurës.

Shqipëria është 100% në përputhje me politikën e BE. Duam të falenderojmë ministrin pë çështjen e evropës. Në fund të fjalës time dua të them se paketa e zgjerimit vjen me planin e zgjerimit të investimeve.

20 miliardë euro në 6 vitet e ardhshme. BE është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë dhe vednet e rajonit që tashmë gjërat janë në dorën tuaj. Fjala e fundit ka të bëjë me hapat e mëtejshëm.

Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm dhe kjo duhet të vijojë edhe para zgjedhjeve. Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve. Shpresa jonë në BE është konferenca e parë të ndodhë në presidencën gjermane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Soreca: Përmbushja e kushteve është e rëndësishme përpara mbledhjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka shprehur dhe njëherë rëndësinë e përmbushjes së kushteve për integrimin europian përpara mbledhjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Përmes një postimi në Twtter, ai shkruan se Shqipëria vijon përpjekjet e saj për përmbushjen e reformave që të kryhen gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.

"Shqipëria vazhdoi përpjekjet e saj për reformën, që do të kryheshin në një periudhë parazgjedhore. Shqipëria tani është afër përmbushjes së kushteve që duhet të kryen para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Diskutimet janë duke vazhduar midis Shteteve Anëtare në Këshill mbi draft kornizën e negociatave. Shpresojmë që të mund të thirret sa më shpejt që të jetë e mundur" - shkruan Soreca.

Ora 15:50
Soreca i ashpër: Duhen dënime të formës së prerë ndaj zyrtarëve të lartë, korrupsioni shqetësim serioz! Magjistratët e larguar të ndiqen penalisht

Soreca tha se është mirëpritur numri i operacioneve ndërkombëtare, ai theksoi se është e rëndësishme që sekuestrimi dhe konfiskimi të finalizohen me dënim të formës së prerë, si dhe duhen vendime të nivelit të prerë sa i përket zyrtarëve të lartë.

"Përpjekjet e Shqipërisë në këtë fushë *korrupsion) duhet të vazhdojnë që të plotësohet ai bilanc sa i përket hetimit dhe më pas dënimeve. Ka një numër të lartë magjistratës që janë larguar dhe po ndiqen penalisht nga SPAK. Megjithatë korrupsioni vazhdon të jetë mjaft i shtrirë në Shqipëri dhe kërkon përpjekje të strukturuara. Nuk do ishte gjë e mençur nëse do të themi se gjithçka ka përfunduar. Na duhen vendime të nivelit të prerë sa i përket zyrtarëve të lartë", nënvizoi ai më tej për korrupsionin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 08/10/2020 21:23

    Po ne itali, mos valle eshte miratuar me konsensus te plote,pra me 100%?Z.soreka,mos gjukoni si fillestar ne politike.aq me teper ne nje vend qe u katandis prej jush si koloni pa breke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille