Buxheti 2023/ Tabaku te ‘Ekonomia’: Rritja e të ardhurave s’është meritë e qeverisë! Braçe: Janë korrekte, por ka dhe problematika

Rritja e buxhetit të shtetit nuk është një meritë që duhet ta marrë mazhoranca, pasi për të arritur këtë qëllim ka përdorur rritjen e barrës fiskale. Ky ishte argumenti i deputetes demokrate Jorida Tabaku. Në tryezën e Komisionit të Ekonomisë, Tabaku dhe deputeti socialist Braçe theksuan se ka një rritje ekonomike. Sa i përket projekt buxhetit të vitit 2023, deputetja shprehu disa rezerva, por edhe Braçe.

Tabaku u shpreh se pavarësisht se Shqipëria nuk ka normën më të lartë të inflacionit ka rritjen më të vogël ekonomike krahasuar me vendet e tjera.  Deputetja e PD-së u shpreh gjithashtu se nisma e qeverisë për bastet online dhe aministia fiskale mbeten ende dy elementë të cilat vetëm do ta dëmtonin ekonominë. Sidoqoftë, deputetja u ndal edhe te dyzimi sipas saj i qeverisë lidhur me direktivat e BE-së, sipas saj me amnistinë fiskale nuk po ndiqet direktiva e BE-së.

‘Ne nuk kemi më stimuj fiskalë ne kemi rritje taksash. Konsumi po penalizohet dhe nëse ministrja thotë jo i bie jeton në epokë tjetër. Sot shifrat flasin për rritje të importit. Ndoshta shqipëria s’ka normën më të lartë të inflacionin por ka rritjen më të vogël. Nuk është e vërtetë që rritja e të ardhurva e në buxhet të shtetit mnga 013 e këtej ka ardhur nga menaxhimi i mirë ka ardhur nga rritja e bnarrës fiskale. (...) Mua më duket papërgjegjshmëri në vit krize të parashikohet rritja e të ardhurave nga të ardhurat që dëmtojnë ekonominë. Unë nuk jam fare dakord për lojërat e fatit, në këto momente që po flasim unë kam një gjyq me Ramën. Mua më duket papërgjegjshmëri e jashtëzkonshme që ne të nisim diskutim për lojërat e fatit për rritje ekonimike. Ashtu sikurse me duket edhe amnistia fiskale. Aty ku iu inftereson përdoret direktiva e BE-së aty ku nuk iu intereson nuk iu intereson direktiva e BE-së. ’- tha Tabaku.

Deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se projekt buxheti 2023, është korrekt ama ka dhe disa problematika. Sipas Braçes, ka favore të disa sektorëve të konsoliduar dhe se duhet me patjetër një kalendar të ngushtimit të këtij favori.

Por një problematikë tjetër që nënvizoi deputeti është edhe importi i naftës. Pavarësisht se vendi ynë është prodhues i naftës, sërish fitimi ynë është zero pavarësisht luhatjeve të çmimeve

‘Të ardhurat e buxhetit të shtetit janë korrekte. Ju e dini mirë se ’mendoj unë për lojërat e fatit, unë si dua fare në buxhet por bëjnë 2 milionë euro. Nëse ju vazhdoni të besoni se bizneset poshtë 14 milionë lekë në harkun e njëviti e rrisin në 10 miliardë lekë, atëherë nuk kemi më krizë. Unë nuk e besoj dot mirëqenien e pafundme për sipërmarrjen nën 14 milionë lekë.

Zonja ministre do doja që tabelat e deklarimit të fitimit për sipërmarrjet nën 14 milionë lekë t’i vihet në dispozicion të gjithëve. Duke qenë se të adhuruat janë parashikuar në formë korrekte aq dhe nuk ka as përkeqësim në klimën e biznesit, përkundrazi. Në këtë vend është krijuar një ide që, nuk duhet bërë bziznes me lekët e tua por me të tjerët. Duhet bërë biznes me lekët e shtetit mendojmë ne. A ka problematika? Po.

Pjesën më të madhe të favoreve fiskale e marrin sektorë të konsoliduar që s’kanë nevojë të favorizohen nga shteti. Duhet kalendar imediat të ngushtimit të këtij favori fiskal, që vijnë me ligj e kontratë. Ju thatë që nafta vjen nga importi, por ju e dini që ne jemi vete prodhues, jemi i vetmi vend në botë që se tregtojmë. Po çfarë është kjo, është përjashtim me kontratën që është bërë.

Unë s’mendoj që këtyre sikur iu rritet çmimi i asaj nafte, pra edhe kur i ulet dhe i ngrihet këta s’kanë kurrë fitim. Janë zero.’- tha Braçe.

Po çfarë ka parashikuar në thelb qeveria nga projekt buxheti i vitit 2023?

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua projektbuxheti për vitin 2023, në të cilin parashikohet që ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej 2.6%. Po ashtu në projekt-buxhet parashikohet që të ngadalësohet inflacioni duke arritur në një nivel mestar prej 3.6%.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2023 parashikohen 631.7 miliardë lekë, ose 7.7% më shumë se në vitin 2022. Shpenzimet 687, 2 miliardë, 8.8% më shumë se viti aktual. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit në konferencën e kryetarëve tha se objektiv kryesor mbetet mbetet ulja e borxhit publik nën 70% të PBB, teksa pritet që rritja ekonomike të jetë 3.6% në nivelin afatmesëm. Ajo tha se s'do ketë ndryshim taksash për biznesin e vogël.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja