Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.9% këtë vit dhe për periudhën 3-vjeçare 2026-2028 do të jetë mesatarisht 4%, thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2026.
“Nga pikëpamja e ofertës agregate pritet që të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë të vijojnë me ritme të qëndrueshme rritjeje, në përputhje me trendet e tyre historike”, thuhet në relacion.
Ekonomia do të rritet pa kontributin e bujqësisë, ndërsa zhvillimi edhe për vitin e ardhshëm pritet të udhëhiqet nga turizmi dhe ndërtimi.
“Sektori i “shërbimeve” i mbështetur nga turizmi dhe teknologjia e informacionit, pritet të jetë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike, një kontribut prej rreth 2.7% ndjekur nga sektori i “ndërtimit”, i mbështetur nga investimet publike dhe private dhe me një kontribut mesatar vjetor prej rreth 0.4 pikë përqindje”, thuhet në relacion.
Ndërsa sa i takon industrisë dhe bujqësisë që janë në rënie sidomos në 2 vitet e fundit, pritet që kontributi në rritjen ekonomike të jetë minimal me vetëm 0.5%.
Ndikim po ashtu në rritjen ekonomike pritet të ketë edhe pwrmirwsimi i ekonomisw në vendet e Bashkimit Evropian me të cilët Shqipëria ka marrëdhëniet më të mëdha tregtare.
Mbi këto pritshmëri, shtuar edhe pritjet për shtimin e konsumit, të investimeve, rritjen e pagave si dhe uljen e papunësisë në 7.6%, qeveria planifikon që prodhimi i Brendshëm Bruto në fund të 2026-ës të arrijë në 28.3 miliardë euro, nga 26.9 miliardë euro i pritshëm për vitin aktual.
Ana tjetër e medaljes. Rreziqet me të cilat përballet ekonomia janë disa, nga mungesa e punonjësve, emigrimi, luhatjet e kursit të këmbimit, tensionet gjeo-politike e deri tek kushtet klimatike, ku një thatësirë e fortë mund të ulë prodhimin hidrik e jo vetëm, duke shtuar rrezikun për zjarre.
Komente












Vetem per 2025 mendohet GDP 29 billion € dhe ne 2026 pritet 30-31 billion $! Ne vitin 2025 Shqipëria kalon per GDP Bosnien nje shtet me siperfaqe 40% me te madhe dhe 3.5 mil banore ! Pra ne 2025 per puné 30 ditesh do kalohet edhe Bosnia ne GDP nga Shqipëria
Përgjigju