VLORË - Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar i është rikthyer Vlorës. Inspektorët e INUK në orët e para të mëngjesit të së shtunës, i janë drejtuar zonës së skelës, duke prishur aty disa objekte dhe mure rrethues.
 
Inspektoret kanë prishur në total 4 objekte, kryesisht lavazhe e mure rrethues të mbetur nga aksionet e mëparshme, ndërsa deklarojnë se aksioni do të vijojë.
 
Gjatë paradites inspektoret e INUK të mbetur edhe forcat policore i janë drejtuar zonës te shkolla e marinës, ku nuk kanë munguar përplasjet me pronare te objekteve aty, të cilët kanë deklaruar paraprakisht se objektet i kane me leje.
 
Pas përplasjes policia ka shoqëruar njërin prej pronarëve dhe më tej aksioni ka vijuar. Inspektorët e INUK mbetën në këtë aksion nga forca të shumta policie, ndërsa paralelisht me prishjet po kryhet edhe heqja e inerteve.
 
Sipas INUK aksioni nuk do të ndërpritet deri në finalizimin e tij me pastrimin e  zonës nga muret dhe objektet ende të mbetura në këmbë, që prekin zgjerimin e rrugës në funksion të projektit të “Lungomares”. Gjithashtu konfirmohet se do të prishet edhe muri rrethues i shkollës së marinës.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)