Projekti/Draft plan i ri për të
trajtuar cilësinë e ajrit në Shqipëri

Projekti/Draft plan i ri për të<br />trajtuar cilësinë e ajrit në Shqipëri
Në një takim me ekspertë, projekti i financuar nga BE IBECA dhe specialist nga Ministria e Mjedisit, prezantuan dhe diskutuan një draft të planit kombëtar për cilësinë e ajrit.

Ky është plani i parë kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit i cili është i bazuar në legjislacionin e BE-së – Acquis Communutaire.

Paolo Bacca – Drejtues i projektit për Forcimin Institucional për Zbatimin e Legjislacionit të Mjedisit dhe Klimës – IBECA, tha se “ky është një hap përpara në lidhje me implementimin e e legjislacionit mbi menaxhimin e cilësisë së ajrit” dhe që ndjek hapa të mëparshëm për transpozimin e Direktivave të BE-së mbi ajrin e pastër dhe uljen e metaleve të rënda në mjedis.

Menaxheri i sektorit të mjedisit dhe energjisë pranë Delegacionit të BE-së Antoine Avignon tha se “duke adoptuar këtë plan, qeveria bie dakord që në mënyrë aktive të reduktojë ndotësit të cilët dalin nga makinat, bizneset dhe ndërtimi”. Ai përmendi se tani ekspertët e kanë bërë nisjen e punës dhe i mbetet ligjvënësve dhe qeverisë për ta bërë këtë plan që të funksionojë për qytetarët shqiptarë.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit Julian Beqiri tha se është e nevojshme të investohet në monitorimin e ajrit duke rritur numrin e stacioneve në vend dhe veçanërisht në Tiranë ku operon vetëm një stacion. Monitorimi i cilësisë së ajrit është një component kryesor për çdo qasje efektive për menaxhimin e cilësisë së ajrit sepse jep evidencë për vendim-marrësit për menaxhimin dhe përmirësimin e mjedisit tonë.

Aktvititeti vazhdoi me diskutime nga ekspertë të cilësisë së ajrit të cilët prezantuan fushat kryesore ku autoritetet shqiptare duhet të fokusohen për të përmirësuar dhe mbrojtur standardet e cilësisë së ajrit. Ata prekën mbështetjen financiare që nevojitet për të zbatuar planin e ri si dhe shpjeguan cilat institucione dhe autoritete duhet të përfshihen.

Mbështeja e BE-së për Shqipërinë është zgjeruar edhe në fushën e legjislacionit të mjedisit. Projekti IBECA po asiston duke ndërtuar kapacitete për të zbatuar rregullat mbi mjedisin dhe klimën të miratuara nga Komisioni Evropian të cilat janë të aplikueshme edhe për vende si Shqipëria të cilat janë candidate për anëtarësim në BE.

Redaksia Online
l.q/Shqiptaraj.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur