Projekti Eco Park në Durrës arrin në finalen e çmimit botëror të arkitekturës! Rama: Hapa drejt Shqipërisë së pastër

Projekti Eco Park në Durrës arrin në finalen e çmimit botëror të arkitekturës! Rama: Hapa drejt Shqipërisë së pastër

Projekti i Eco Park Durrës

DURRËS- Projekti Eco Park në Durrës ka arritur që të kualifikohet në finalen e çmimit botëror të arkitekturës. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se po bëjnë hapa drejt një Shqipërie më të pastër.

“I emocionuar të njoftoj se projekti Durrës Ecopark ka arritur në finalen e çmimit prestigjioz botëror të arkitekturës. Duke e shndërruar një landfill dikur famëkeq në një simbol të eko-rezistencës, ne po bëjmë hapa drejt një Shqipërie më të pastër dhe më të gjelbër”, shkruan Rama.

Projekti Eco Park ka transformuar zonën e Porto Romanos nga një landfillu ku hidheshin mbeturinat në një park ekologjik për qytetin e Durrësit. Hapësira e Eco-Park është një territor prej 155 mijë metrash katrorë. Bashkia e Durrësit derdhte çdo vit rreth 80-90 mijë tonë mbetje në Porto Romano, por tashmë mbetjet dërgohen në landfillin e sharrës.

Dizajni për Eco Park është frymëzuar nga mozaiku i famshëm romak, ‘Bukuroshja e Durrësit’, i cili shërben si një metaforë për shndërrimin e një vendi të ndotur në një hapësirë ​​publike për rekreacion dhe edukim mjedisor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agroni: 30/07/2024 03:02

    ORE HAJVAN KRYEMINISTER,,BEJ ME PARE INCENERATORE PER TIRANEN DHE DURRESIN SE E QELBE FARE...ESHTE VITI 2024 DHE TIRANA SI KRYEQYTET NUK KA AS INCENERATOR DHE STACION TRENI..

    Përgjigju
  • tin: 15/10/2023 13:40

    Pemet aty jane, pour duhen nja 30 vjet qe te rriten nese do kene ujitjen dhe sherbiin e duhur. Por, nuk kuptoj, a ka mbeturina nen toke? Dhe mi toke, ekoparku do e shpetoje Durresin nga papastertia.

    Përgjigju
  • Iris: 15/10/2023 01:21

    Nuk shoh asgje qe te kujton mozaikun,me shume ngjan me paleten e piktoreve, ku mbajne e perziejne ngjyrat,kurse te pjesa e betonit e ngritur ne mes,vetem penelat mungojne!

    Përgjigju
  • Cmimet: 14/10/2023 23:04

    Ne leter jeni specialista ne realitet korrupsionista

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/10/2023 22:02

    Serbia me hala të sigurt në Durrës, pyetne shefin kushë është investitori Strategjik i Rilindjes në Durrës që e zhduk edhe pryon 3000 vjeqar shqipëtarë…!

    Përgjigju
    • Patronazhisti: 14/10/2023 22:37

      Tender korruptiv i turpshem dhe i frikshem. Ne foto nga larg kur u inagurua nga partiaket ishte i bukur dhe i paster. Ndersa tani e shikon te degraduar nga rrjetat me ferra pa bar origjinal dhe me bar plastik dhe nje park i shkaterruar. Dmth tenderi u be,firmat u hodhen qe gjasme permbushi kontraten dhe si perfundim mbushen xhepat. Spaku duhet te kontrolloje cilesine e punimeve se jane cilesia me e dobet.

  • Go ahead: 14/10/2023 21:41

    Pse nuk e bën një Park identik edhe poshtë Digës së Liqenit të Tiranës, ngjitur me rr e Kosovarëve në Tiranë o 1

    Përgjigju
  • Toni: 14/10/2023 20:23

    Ok, po ku jane pemet qe ta quash park?

    Përgjigju
    • Tosi: 14/10/2023 20:30

      Ku jane njerzit pa mire pemet...Ju rrofshin cmimet

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital